Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura

Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura

Lulzim Basha

Krydemokrati Lulzim Basha ka goditur sërish me gafat e tij në matematikë.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar ditën e sotme (8 dhjetor) në kuadër të ditës së rinisë, 8-dhjetorit Basha është shprehur se Shqipëria ka shënuar 8 vite të humbura gjatë këtyre 4 viteve.

Kjo ka shkaktuar shumë reagime në rrjete sociale pasi në asnjë mënyrë nuk mund të përfshihet numri 8 tek 4-a.

“8 vite të humbura në këto 4 vite” – është shprehur Braçe.

Për këtë ka reaguar dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe duke publikuar videon me gafën e demokratit.

Ai thotë se 30 vite kanë humbur duke i mësuar Bashës aritmetikën. Duke e ironizuar, Braçe bën një paralelizëm me paratë.

“8 mln euro nuk mund hyjnë kurrë në 4 mln euro. Duhet që 4-ës ti shtojmë një 0 nga prapa që të shkojë në 40 e që bën të mundur që 8 të hyjë 5 herë tek 40. Pra akoma më thjeshtë: Të duhen 8 vjet që duke vjedhur 5 milion euro çdo vit, në 2013-ën të kesh 40 milion euro plaçke e parë” – thotë Braçe.

Lulzim Basha dhe PD përkujtuan sot 8-dhjetorin, Ditën e Rinisë, përmes një aktiviteti, i cili tërhoqi vëmendjen për luksin që edhe parti të mëdha të vendeve më të pasura do ta mendonin gjatë, në një periudhë të tillë të krizës për shkak të COVID.

Basha, teksa e ka përqendruar diskursin e tij politik të kohëve të fundit në 'varfërinë ekstreme ku gjenden shqiptarët', është shfaqur sot në një aktivitet të organizuar nga FRPD, i rrethuar me dhjetëra ekrane gjigante LED rreth 400 m2.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
'8 vite të humbura në këto 4 vite', Mero Baze ironizon Bashën: Ka hequr 4 vitet e LSI-së me PS  

Gazetari Mero Baze ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili gjatë ditës së sotme shënoi gafën e radhës sa i përket shifrave.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, botuesi i gazetës “TemA” ndan sekuencën nga fjala e liderit të opozitës i cili duke akuzuar qeverinë u shpreh se janë “8 vite të humbura në këto 4 vite”.

Ndërkohë, Baze ironizon duke thënë se kjo është e qëllimshme pasi ka ndarë dy mandatet e Ramës, duke hequr bashkëqeverisjen me LSI-në.

“8 vite të humbura në këto 4 vjet”. Ka hequr 4 vitet e LSI me PS se nuk do sherr me Monikën”, shkruan Baze.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 08/12/2020 16:41

    Lul sumatricja u be gazi i botes po tallin by... te gjithe me gafat e tij njera pas tjetres

    Përgjigju
  • Iso: 08/12/2020 16:25

    O sa kam qeshur! Kandidati i duhur i babalepartise per k/minister.Edhe komisar Pashkut ja ka thyer rekordin e gafave.

    Përgjigju
  • Babuli ta nguli: 08/12/2020 16:08

    O Shqiptar imagjinoni ta vini ktë karagjos Kryeministër të Shqipris se çfar i bën ky Shqipris ky i bën gjëmën. Që Shqipria mos ta mari kur veten sa të ekzistoi. Kti njeriu as roje vreshte si besohet. Po ky s'ka faj kur ka akoma më idjot se ky që i shkojn mbrapa. Imagjinoni të krahasosh Edi Ramën me Lyl Dylin si nata me ditēn. Më mir të vihet karministër vrshgjati Nard Ndoka se sa ky bufon. O çfar tmerri kush bën opozitën Shqiptare luli komplet rrot kare.

    Përgjigju
    • Baba: 08/12/2020 16:29

      Ska nevoje per imagjinate se e pame si kryetar bashkie dhe e shohim perdite si kryetar opozite. Te marresh malet jo europen

  • Ben Tironci: 08/12/2020 16:02

    A trapi I Lales trapi Bashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?