Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha luante ndeshjen e parë sezonale si titullar por bëri gafë dhe e dënoi Lazion me humbje në ndeshjen e parë të grupeve të Europa League. Në Stamboll Galatasaray e mposhti 1-0 Lazion pas një gabimi të Strakoshës. Hysaj e luajti gjithë ndeshjen dhe bëri një paraqitje më të mirë ndërsa trajneri Sarri e mori në mbrojtje gardianin kuqezi.
Napoli e nisi me një barazim aventurën në grupin C të Europa League. Leicester City-Napoli u mbyll në barazim 2-2 me anglezët që morën avantazhin e dyfishtë falë golave të Perez dhe Barnes. Por për skuadrën e Spalletit shkëlqeu sulmuesi Victor Osimhen që realizoi dygolësh në minutat 69-të dhe 87-të.
Bayer Leverkusen e mposhti 2-1 në Gjermani Ferencvaroshin e Myrto Uzunit në grupin G ndërsa futbollisti i Kombëtares u aktivizua që nga minuta e 66-të. Sa i përket ndeshjeve të tjera në grupet e Europa League fituan francezët Lyon e Monaco, Betis e Ëest Ham.
Ndërkaq në Uefa Europa Conference League Roma arriti suksesin e gjashtë sezonal në po kaq ndeshje zyrtare të zhvilluara. Roma mundi me goleadë 5-1 CSKA-në e Sofies duke marrë menjëherë kreun e grupit C. Rreth 15 minuta u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla. Ndërsa Tottenham nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Francë ndaj Rennes./Përgatiti Andi Kapxhiu