Gafa të rënda nga Ballkani, kampionët e Kosovës s’mbajnë dot avantazhin 2-0! Ludogorets i shënon 4 herë dhe i eliminon nga Champions League

Gafa të rënda nga Ballkani, kampionët e Kosovës s’mbajnë dot avantazhin 2-0! Ludogorets i shënon 4 herë dhe i eliminon nga Champions League

Ludogorets fitoi 4-0 kundër Ballkanit, për ndeshjen e kthimit në turin e kualifikues të Champions League. Kampionët e Kosovës nuk përfituan nga fitorja 2-0 në ndeshjen e javës së parë, me ekipin bullgar që kalon më tej.

Djemtë e Ilir Dajës nuk patën forcën për të përballur kampionët e Bullgarisë, duke vijuar tanimë garën në Conference League. Përballja u hap që në minutën e 4 nga Takpetey, kjo pas një pasigurie në prapavijën e suharekasve. Sërish i njëjti autor shënoi për 2-0 në të 45+1 minutë, me fraksionin e parë që u mbyll me këto shifra.

Edhe në të dytën ishin vendasit që në Razgrad shënuan dy herë. Pas gabimit të  Jashanicës, Tissera shënoi për 3-0 në minutën e 49-të, ndërsa sërish pas një pasigurie ishte Vidal që në të 78 mbylli llogaritë e përballjes.

Djemtë e Ilir Dajës u dukën të pafuqishëm kundër një skuadre me buxhet disa fish më të lartë, edhe pse një javë më parë fituan në Prishtinë.

Kësisoj, si Partizani, Ballkani dhe Struga eliminohen nga Champions League dhe do vijojnë garën në Conference League.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik