I kishte munguar skenës dhe fansave të saj këngëtarja me famë botërore Lady Gaga.
Ajo u shfaq ditën e djeshme për herë të parë pas ndërhyrjes kirurgjikale në mbështetje të komunitetit LGBT.
Ajo njihet si një prej këngëtareve , e cila është në mbështetje të lesbikeve, gei dhe transgjinorëve.

Gaga u ngjit në skenë duke mbajtur një fjalim para fansave të cilët brohorisnin për të dhe më pas performoi live himnin e Amerikës.
Më pas ajo vuri një palë syze të çuditshme, duke falenderuar fansat të cilët kanë mbështetur paraqitjen dhe stilin e saj jo të zakonshëm.

“Ne nuk jemi një pakicë, ne jemi një pjesë e madhe e njerëzimit. Unë jam këtu për të nderuar heronjtë e mi dhe ata nuk janë pak”, ka thënë Gaga.
Këngëtarja u shfaq e veshur me të zeza, ndërkohë që binin në sy format e saj tanimë më të zvogëluara.

Duket që Gaga po kujdeset shumë për veten, ndërkohë që para operacionit ishte shëndoshur më shumë seç duhej.
/Shqiptarja.com