TIRANË - Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, një tjetër apel nga ndërkombëtarët vjen për zhvillimin e një procesi të ndershëm zgjedhor. Ambasadori italian, i akredituar në Tiranë, Masimo Gaiani e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 67-vjetorit të kalimit të Italisë nga monarki në republikë.
"Vëmendja e Shqipërisë ëshë e përqendruar në zgjedhjet e 23 qershorit. Urojmë që procesi elektoral të kryhet në një klimë të qetë, në respekt të rregullave të përcaktuara nga parlamenti shqiptar dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çdo akt dhune, që mund të ndodhë gjatë procesit, duhet dënuar", ka theksuar Gaiani.
Ai shtoi se, "është dëshira jonë, që të forcohet besimi i shtetasve në këtë mjet themelor të demokracisë, duke bërë të mundur pjesëmarrjen sa më të gjerë në zgjedhje të votuesve". Nuk ka harruar të shtojë se në fund, "thelbësore do jetë pranimi i rezultatit nga të gjitha forcat politike".
Të pranishëm në këtë eveniment të veçantë ishin: Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatikë, personalitete të botës së artit dhe televizionit, si edhe personalitete të tjera nga fusha të ndryshme, të cilët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com