Gaiani:Klima ekonomike në Shqipëri 
e favorshme për investime italiane

Gaiani:Klima ekonomike në Shqipëri <br />e favorshme për investime italiane
TIRANË – Java Italiane që do të nisë të hënën e ardhshme do presë në Shqipëri 170 kompani italiane që vijnë për të investuar në vend. Ambasadori Italian Masimo Gaiani u shpreh se sistemi ekonomiko-financiar i aplikuar nga qeveria, garanton kushtet e nevojshme që investitorët e ndërmarjet italiane të vijnë në vend.

"Nga ajo çfarë me thonë ndërmarrjet italiane, nuk është se një rritje e vogël më shumë e pëqindjes do të ndryshojë shumëçka në veprimtarinë e tyre, por ajo, që unë e them me shumë bindje është se ekziston siguria e kushteve për të zhvilluar veprimari, kjo është gjëja më e rëndësishme për ndërmarjet tona." shprehet Gaiani

Duke vazhduar më tej ambasadori Gaiani tha se "në shqipëri do të vijnë 170 ndërmarje italiane për të parë dhe për të bërë biznes."

Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj shtoi se tregu shqiptar është tërheqës prej faktit se është pa barriera.

"Praktikisht sistemi taksimit është ndër njëri më të ulëtit në evropë, po tregu ynë është tërheqës jo për shkak se është i ulët por se është shumë i thjeshtë. Sfida jonë është që të jemi të qartë dhe të drejtpërdrejtë me biznesin dhe që të bëjmë intepretime shumë trasnparente me ta, së bashku" tha Ahmetaj

Java Italiane ka për qëllim prezantimin e mundësive të biznesit në sektorë prioritarë si energjia,bujqësia e industria përpunimit. Më datën 6 maj aktiviteti do zhvendoset në Vlorë për ti kushtuar rëndësi sektorit të turizmit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditje 'simbolike' ndaj Hungarisë, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel

Goditje 'simbolike' ndaj Hungarisë, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel