Gaiani në Tete a Tete: Në shkurt
vjen në Tiranë presidenti Napolitano

Gaiani në Tete a Tete: Në shkurt<br />vjen në Tiranë presidenti Napolitano
TIRANE -Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani ishte i ftuar në emisionin “Tete a Tete” të gazetari Artur Nura në televizionin “A1 Report” ku theksoi se Italia do të vijojë të mbështes fuqishëm Shqipërinë në fushën e integrimit duke shtuar se tani më shqiptarët e meritojnë statusin europian. Gaiani paralajmëroi dhe vizitën e presidentit italian Napolitano në Tiranë në shkurt.

I ftuar në emisionin Tete a Tete në A1 Report të gazetarit Artur Nura këtë radhe ishte Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Shkëlqesia e Tij, Massimo Gaiani, i cili foli për kontributin e veçantë të vendit fqinj Italisë në raport me Shqipërinë.
 
Nura: Z. Ambasador ndërsa dihet që kontributi i vendit tuaj në Shqipëri është ndër të parët në listë, do dëshironim të na bënit me dije se cilët janë prioritet tuaja në programet përkatëse në raport me vitin që sapo ka nisur, 2014?

Gaiani: Faleminderit edhe juve dhe të gjithë telespektoreve që më duhet të them është kënaqësi që komunikoj me të nëpërmjet ekranit tuaj. Për vitin që sapo nisi duhet t’ju them që programi i qeverisë italiane për këtë vit do të përqendrohet në tre shtylla të rëndësishme. E para është intesifikimi i raporteve politike. E dyta është një tentativë për të forcuar raportet ekonomike dhe tregtare. E treta është mbështetja që do japim për afrimin e Shqipërisë me Bashkimim Europian.
 
Nura: I nderuar ambasador, mund të falsim në gjuhë konkrete se ku do të përqendrohen këto shtylla bazë, në cilat fusha specifike?

Gaiani: Pra siç ju thashë duhet ti bëjmë të rregullta shkëmbimet e vizitave reciproke. Në  muajin e ardhshëm do fillojë me vizitën e Presidentit të Italisë, Giorgo Napolitano e cila është padyshim shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Përtej kësaj jemi duke punuar për vizita të tjera të ministrave të ndryshem italianë, me qëllime konkrete. Tashmë mund të themi që kemi patur edhe më parë vizita të rëndësishme ministrash italianë në Shqipëri. Ishte ministrja e Jashtme e Italisë, znj. Bonino. Kemi pasur shkëmbime të vizitave të Ministrave të Mbrojtjes, atyre të energjisë dhe ekonomisë dhe duam të përfundojmë këto vizita me aktorë të tjerë të rëndësishëm në fushën e bujqësisë, administratës publike, e të tjera.
 
Nura: Kuptohet zoti Ambasador edhe nga kjo që po na prezantoni se, marrëdhëniet e Italisë me Shqipërinë janë shumë të pasura, por ju lutem mund të flasim për terma konkrete dhe shifra të mundshme kontributi të qeverisë tuaj ndaj vendit tonë?
Gaiani: Marrëdhëniet tona jana shumë intensive jo vetëm nga ana tregtare, por edhe nga ana e investimeve italine në vendin tuaj dhe veçanërisht nga ana e asistencës qe Italia i ofron Shqipërisë. Përsa i përket raporteve tregtare ne jemi partneri i parë në Shqipëri, me rreth 2 miliardë euro shkembime që për një vend me 3 milionë banorë është sigurisht shumë. Pra kemi rreth 40% të shkëmbimeve tregtare këtu. Kemi shkëmbime mallrash por edhe shkembime investimesh italiane.

Kemi mbi 400 ndërmarrje italiane që punojnë në Shqipëri, të cilat, prodhojnë mallra dhe punë këtu e sigurisht kontribuojnë me vende pune dhe dinamizëm të ekonomisë i cili shërben edhe për tregun europian dhe për tregun ballkanik. Për këtë jemi të kenaqur por sigurisht mendojmë se duhet vazhduar të punojmë dhe e bëjmë me kënaqësi.

Po punojmë më shumë me qeverinë aktuale shqiptare e cila ka emëruar një grup deputetësh që do të ndjekë sferën e investimeve italine në Shqiperi. Vetë kryeministri Edi Rama ka qenë në Itali në një vizitë të sukseshme që fillimisht e nisi në Bari dhe pastaj në Romë ku u takua edhe me homolgun e tij Enrico Letta ku u fol për një intesifikim të marrëdhënieve dhe kontributeve dy paleshë. Ne kemi programuar edhe vizita të tjera të kryeminitrit tuaj për të tërhequr investime të tjera italine në Shqipëri.

Mund të thuhet që kushtet janë mjaft tërheqëse dhe të mira për nga probabiliteti që u ofrohen investitorëve italianë me cilësi të mirë të punës që ofrohet nga shqiptarët dhe me kosto relativisht të ulët të kësaj pune. Një gjë tjetër që ndihmon është edhe njohja e gjuhës italiane nga qytetarët shqiptare gjë që nxit investitorët tanë për të ardhur dhe pojektuar investime dhe realizuar ato. Po edhe politikat dhe mundësitë fiskale janë pozitive dhe nxisin në këtë drejtim.

Nura: Z. Ambasador le të flasim për një moment i cili është i rëndësishëm për operatorët shqiptarë të transportit të cilët kur vijnë në Itali duhet të pagujnë një taksë të paarsyeshme që orgjinën e saj e ka që nga vitet 1960. Ata i kanë kërkuar dhe kryeministri Rama të ndërhyjë që ky akt i padrejtë të zgjidhet. Mund të na thoni se në ç'stad jemi me këtë çështje  ?
Gaiani: Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje shumë shpejt. Është një fakt për të cilin na vjen vertetë keq. Jemi duke punuar me autoritet e ndryshme italiane që kjo gjë të zgjidhet. Kemi punuar me ministritë përkatëse të Financave dhe Ekonomisë, por edhe me Ministrinë e Jashtme që kjo të zgjidhet. Problemi është se duke qenë se bëhet fjalë për një kontribut financiar që hyn tashmëatje, duhet gjetur modaliteti për ta zgjidhur këtë ngërç.
 
Nura: Një pyetje tjetër që dua tju bej dhe që vjen nga qytetarët e thjeshtë ka të bëjë me listen e centralizuar që Ambasada juaj ka në raport me përkthyesit dhe noterët. Shumë prej qytetarëve tanë i bie të vijnë nga larg për të kontaktuar këta profesionistë dhe kështu shpenzojnë më shumë si kohë ashtu edhe para. Do ketë mundësi që të gjendet modaliteti i duhur për tu kursyer këtyre qytetarëve paranë dhe kohën?
Gaiani: Më vjen mirë që më bëni këktë pyetje sepse kam rastin të jap një informaion që e kam shumë për zemër. Dua tju them atyre qytetarëve se tashmë kanë një lehtësim në këtë drejtim. Ne, ambasada jonë ka një marrëveshje me Postën Shqiptare e cila presupozon që pjesa më e madhe e procedurave mund të bëhen drejtëpërdrejte nëpërmjet postës me një kosto shumë të ulët dhe, me një kohë pritjeje shumë më të vogël se më përpara se kjo marrëveshjë të realizohej.

Falë kësaj marrëveshje qytetarët shqiptarë mund të shkojnë në 9 zyrat e postës shqiptare në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe me një herë të shkuar mund ti dërgojnë nga atja të gjitha këto praktika për të cilat ju pyetët. Do mbetet procedurë tjetër vetëm për një numër shumë të kufizuar praktikash rruga tjetër, dmth kur bëhet fjalë për dokumente të gjendjes civile apo dokumente juridike. Për këto raste ne ofrojmë përkthyesit tanë të cilët janë profesionale dhe e bëjnë punën me një kosto shumë më të ulët se të tjerët. Ne i ftojmë qytetarët shqiptarë të vizitojne sitin tonë në internet djhe do gjejnë informacionin e duhur.
 
Nura: Z. Ambasador ju përmëndet që ne fillim të prioriteteve tuaja është politika dhe unë jam i inforuar që në parlamentin shqiptar po ngrihet shoqata e miqësisë parlamentare italo-shqiptare. Di që në Itali jeni shumë më përpara se deputetët tanë. Mund të përshkruajmë çfarë ndodh në parlametnin tuaj për këtë shoqatë të rëndësishme politike?
Gaiani: Parlamenti Italian e ka ndërtuar tashmë grupin e tij parlamentar te deputetëve dhe senatorëve të partive të ndryshme të cilët janë plote 40 të tillë. Jemi në pritje të ngritjes së grupit analog në parlamentin shqiptar që në fakt ka nisur nga puna. Mund të kujtojmë që vizita e kryeministrit Rama në Dhjetor 2013 u krye me një grup deputetësh të cilët do jenë pjesë e këtij grupi shqiptar të shoqatës së miqësisë parlamentare Shqipëri-Itali. Këta  deputetë tashmë e kanë kryer edhe takimin e parë zyrtar me homologët e tyre italinë dhe ai ka qenë shumë i frtyshëm. Unë shpresoj që shumë shpejt të realizojmë një sërë nismash të cilat janë të nevojshme në këtë drejtim.
 
Nura: Përsa më rezulton ai grup ka qenë i përbërë vetëm nga deputetë të shumicës qeverisëse. Përsa keni marrëdhënie me parlamentin shqiptar, besoj janë edhe opozita aktive në këtë drejtim?
Gaiani: Kemi pasur lidhje tradicionale me Shqipërinë edhe në këtë drejtim. Dua ta përsëris që grupi italian është i përbërë nga të gjitha partitë italine prezente në parlament ndaj jam i sigurtë që këto marrëdhënie do të jenë kontruktive dhe dinamike qoftë me shumicën qoftë me opoziten shqiptare në parlament. Natyrisht që këta deputetë si italianë dhe shqiptarë tashmë kanë krijuar edhe lidhje miqësore të cilat ndihmojnë shumë.

Po dhe një pikë që ju e përmendet më parë. Ju më folët për asistencën dhe bashkëpunimin. Kam kënaqësinë t’ju them se Italia e mbështet në mënyrë konstante Shqipërinë dhe mund të them që nga këto 20 vite të pluralizmit shqiptar ne kemi dhënë mbi 700 milion euro asistencë në fushën civile. Këtyre ju shtohen edhe 200 milion euro në fushën ushtarake. Pra në këtë mënyrë ne jemi donatorët kryesorë të Shqipërisë deri në 2012. Ky angazhim i yni vazhdon edhe në vitin e fundit dhe do të jetë gjithmonë i pranishëm. Për vitin 2013 nuk i kemi shifrat e sakta, por në këta vite mund të thuhet se kemi dhënë rreth 35 milion euro në vit.

Kemi akoma një sërë projektesh prej 120 milion eurosh dhe kjo do të na lejojë ta rrisim akoma më shumë këtë ndihmë vjetore për këto katër pesë vitet në vijim. Pra të arrijmë deri në 40 milion euro në vit. Jemi shumë të kënaqur dhe po përqendrohemi në tre sektorë të cilët janë: Sektori kryesor është ai privat duke i dhënë inicativave private të vogla dhe të mesme për ti ndërkombëtarizuar ato që të jenë më kompetitive në arenën rajonale dhe europiane. Gjithashtu edhe fusha e bujqësisë për ne është shumë e rëdësishme sepse veçojmë se në rastin tuaj është po e rëndësishme.
 
Nura: Z. Ambasador folëm deri tani për kontribtin italian në Shqipëri i cili duket qartë që zë vend të parë në rastin tonë. Ju thatë qe prioriteti numër 1 është politika. Ndjeni të tillë edhe nga pala shqiptare, pra konsideroheni të tillë edhe politikisht në Shqipëri?
Gaiani: Ne kemi një impenjim shumë të fortë në Shqipëri. Nuk pretendojmë të kemi ekskluzivitetin e kësaj marrëdhënie. Por duke parë faktet dhe marrëdhënit e muajve të fundit në të gjitha nivlet dhe veçanërisht në kampin politik janë shumë të mira. Takime në vilat kryeministrash dhe ministrash dhe kjo duket e vazhdueshme.
 
Nura: Z. Ambasador sigurisht që ashtu është, por unë kujtoj që ministri ynë i jashtëm pat thënë që vizita e parë prej homologëve të tij do ishte ajo e ministres Emma Bonino në Shqipëri dhe ne pamë ministrin turk Davoutoglui i cili vizitoi Tiranës në fund javë dhe me kënaqësi tha se ishte i pari që vizitonte Tiranën...
Gaiani:
Natyrisht ne nuk vihemi në garë se kush është i pari....
 
Nura: Por ka të tjerë që i bëjnë këto gara...
Gaiani: Ne mendojmë që ajo që ka rëndësi është thelbi. Ne kemi shumë për zemër marrëdhënin me Shqipërinë. Jemi të lumtur nëse Shqipëria zhvillon marrëdhënia kaq intesive edhe me shtete të tjera. Ne nuk duam të kemi monopolin e raporteve, por ne besojmë se Shqipëria dhe e gjithë popullata e shikon drejt Perëndimti si rrugën e vetme të saj dhe Italinë po ashtu si partner themelor...
 
Nura: Z. Ambasador pjesa më e madhe e shqiptarëve e shikojnë Italinë si një lloj avokati në rrugën e integrimti europian. Tashmë ju do merrni presidencën në qershor, por deri atëhere si do përkufizoheni, si optimist për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE?
Gaiani: Italia e mbështet me të gjithë peshën e saj integrimin e Shqipërisë në BE dhe këtë do ta bëejmë edhe në këto muaj në vijim në mënyrën më dinamike të mundshme. Ne mendojmë se Shqipëria ka patur zhvillime të rëndësishme dhe e meriton këtë status europian.
 
Nura: Kryeministri Rama ka thënë se grupet ekstremiste e penguan statusin tonë në BE. Ju që keni një ekspereicnë të gjatë në institucionet europiane si mendoni për këtë argument?
Gaiani: Po në Europë ka zhvillime dinamike dhe forcat e ekstremeve ka marrë më shumë zhvillim edhe për shkaqe konkrete, të krizave financiare dhe ekonomike. Po kështu dihet që edhe zgjerimi i BE-së nga këto organizime politike shihet me shumë skpeticizëm, por përtej kësaj ne kemi vëmë re nga ana e të gjithëve një qasje pozitiviste ndaj Shqipërisë. Përsëris  që atmosfera në Europë nuk është e lehtë. Nuk është e thjeshtë dhe kemi rritje të këtyre grupimeve. Shpesh ka ndodhur që edhe qeveritë të marrin sukseset dhe t’ja lënë Europës problemet dhe gjërat që nuk kanë ecur si duhet. Por grupimet që e mbështesin rritjen e Europës ku edhe personalisht bëj pjesë janë shumë më të fortë dhe mbështetur se ato grupe. Sigurisht ka vështirësi, por unë vazhdoj të mbetem optimist për rastin e Shqipërisë. Europa ka treguar se di t’i kalojë krizat dhe të bëjë hapa të mëdha përpara.
 
Nura: Një konsideratë të fundit me pjesën shqiptare të këtij ekuacioni. Si mendoni politika shqiptare, ajo e shumicës dhe ajo e opozitës do e kryej si duhet detyrën e saj që ne shqiptarët të marrim statusin në qershor?
Gaiani: Unë kam patur konfirmime pozitive si nga qeverisja se nga opozita të cilat janë në favor të këtij zhvillimi shumë të rëndësishëm. Ata kanë thënë se rrugëtimi europian është prioriteti absolut i tyre, më rezulton që edhe nga ana e qytetarëve ky rrugëtim mbetet prioritet absolut ndaj them dhe kam besim se do respektohet ky angazhim sepse kjo është në interesin e çdo qytetari shqiptar.
 
Nura: Ju falenderoj zoti ambasador që ishit me teleshikuesit tanë dhe folët për këto projekte politike dhe ekonomike shumë të rëndësishme për ne.

Gaiani: Faleminderit ju dhe teleshikuesve tuaj, padyshim gjithë shqiptarëve.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²