Gaiani: Rama, vizitë në 12 dhjetor
në Itali, ja axhenda e takimeve

Gaiani: Rama, vizitë në 12 dhjetor<br />në Itali, ja axhenda e takimeve
TIRANË - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të vizitojë Italinë në 12 dhjetor me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike. Lajmin e ka bërë publik vetë ambasadori Italian në Shqipëri, Massimo Gaiani gjatë vizitës së tij në studiot e televizioni A1 Report, ku dha edhe disa detaje mbi këtë vizitë të kreut të qeverisë shqiptare.
 
Duke folur në A1 Report për vizitën e Ramës, Gaiani tha se, “jemi ende duke punuar për këtë vizitë për të cilën kryeministri Rama ka shprehur gatishmërinë e tij, vizitë e cila do të ketë disa etapa në Itali”. Sipas ambasadorit italian, “qëllimi i kësaj vizite është të njihet se cilat janë kërkesat e sipërmarrësve italianë në kuadër të mundësisë së ardhjes së tyre në Shqipëri me forma të ndryshme bashkëpunimi”.

“Ndaj do të përpiqemi të prekim disa realitete të ndryshme ekonomike italiane, duke nisur që nga Pulja, për të shkuar në Romë dhe së fundi mendojmë Milanon, megjithëse ende jemi duke punuar për këtë”, ka treguar Gaiani për itenerarin e vizitës së Ramës në Itali.

“Gjithashtu qëllim i kësaj vizite është që të konkretizohet edhe grupi i punës konstituar nga kryeministri Rama, me një grup parlamentarësh italianë të ngarkuar për të favorizuar zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Kryeministri Rama do ta nisë vizitën e tij në rajonin e Puljas në Bari, me ftesë të guvernatorit Vendola”, theksoi ambasadori italian.

Sipas Gaianit, “rajoni i Puljas do të organizojë një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare mbi një projekt bashkëpunimi mes disa vendeve të Bashkimit Europian, financuar nga fondet e BE-së që quhet Alter-Rnergji”. “Kjo konferencë do të jetë pikërisht pikënisja e udhëtimit italian të kryeministrit Rama”, përfundoi ambasadori italian, Massimo Gaiani.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)


 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit