ITALI - Ditët e fundit ishte krijuar përshtypja se gjasat për qëndrimin e sulmuesit Rafael Leao në "San Siro" ishin rritur, por situata mund të ndryshojë sërish për shkak të interesimit serioz të Galatasarayt.

Sipas gazetarit Orazio Accomando, klubi turk pritet të paraqesë në orët në vijim ofertën e parë zyrtare për ish-futbollistin e Lille. Propozimi pritet të jetë një huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro, plus bonuset në varësi të performancës.

Deri tani, Milani ka qenë i qartë se nuk dëshiron ta shesë Leaon për më pak se 50 milionë euro.

Vendimi i takon portugezit - Pika kyçe e negociatave mbetet dëshira e vetë futbollistit. Deri më tani, Leao nuk ka shfaqur ndonjë gatishmëri të vërtetë për t'u transferuar në Superligën turke.

Megjithatë, prania e Victor Osimhen te Galatasaray mund ta bëjë portugezin ta shqyrtojë më seriozisht këtë mundësi. Zhvillime të reja priten shumë shpejt, pasi Milani ka nevojë për një shitje të rëndësishme për të siguruar fondet e nevojshme për afrimet e fundit të merkatos.

Mesazhi i Amorimit - Trajneri Reben Amorim i dërgoi një sinjal të qartë Leaos pas ndeshjes së fundit.

"Ai po argëtohet, por është një lojtar i skuadrës. Sot e ndihmoi ekipin dhe kjo është e rëndësishme. Por unë e vlerësoj njësoj si Nkunkun apo Camardan", tha Amorim.

Fjalët e trajnerit lënë të kuptohet se Leao nuk konsiderohet më ylli i padiskutueshëm i Milanit dhe edhe nëse qëndron, nuk do ta ketë më të garantuar një vend në formacionin titullar.

Tashmë, gjithçka varet nga vendimi që do të marrë 27-vjeçari portugez.