E ndërsa ka bërë fakt të kryer largimin e Robinjos nga Milani, administratori Adriano Galiani ka mohuar largimin e sulmuesit Mario Baloteli.
I pyetur nga gazetarët për ofertat në drejtim të sulmuesit kuqezi, Galiani u shpreh se me 99% nuk largohet. “Mario nuk ka kërkaur largimin nga Milani, përkundrazi ka kërkuar që të vazhdojë kontratën. Prandaj me 99% sulmuesi nuk do të largohet nga Milani” tha ai.
Sulmuesi u kërkuar nga Arsenali, por sipas mediave në Itali dhe në Angli palët nuk ranë dakord për shumën e transferimit. Paraqitja në Botëror e Balotelit, dëshpëroi edhe presidentin Berluskoni, i cili deklaroi se me paraqitjen e bërë, sulmuesin nuk e kërkon më askush në merkato. Deklarata e presidentit linte të kuptohej që ishte menduar largimi i tij, por përballë ofertave të dobëta, kuqezinjtë vendosën që ta mbajnë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com