Debatet për miratimin e Reformës në Drejtësi janë bërë objekt i ironisë dhe gallatës në rrjetet sociale, teksa po qarkullon një video nga filmi për jetën e Hitlerit dhe momentet e fundit të diktatorit gjerman në bunkerin e tij, ndërsa situata që po përjetonte është vendosur në kontekstin e momenteve të vështira që po kalon PD, ku ish- kryeministri Berisha në video është vendosur në rolin e diktatorit gjerman.
“Hitleri” teksa ndjek zhvillimet për negociatat nga bunkeri i tij vendoset në dijni nga ‘deputetët’ se kundërshtari (PS) ka pranuar miratimin e reformës me vendet e rezervuara sipas tekave të PD, por edhe kjo nuk e kënaq diktatorin duke urdhëruar që të gjejnë ndonjë kleçkë tjetër për ta shtyrë, por pasi njoftohet se reforma është miratuar shpërthen nga zemërimi duke u kujtuar të tijve se ku do të mbyten tani...
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO