Gambia,presidenti largohet, vjedh
arkën e shtetit e makinat lukzose

Gambia,presidenti largohet, vjedh<br />arkën e shtetit e makinat lukzose
Presidenti i Gambias largohet nga vendi duke vjedhur edhe arkën e shtetit.

Yahya Jammeh u largua këtë fundjavë duke u arratisur drejt Guinesë Ekuatoriale e cila nuk ka konfirmuar se e ka pritur.

Presidenti e çoi vendin drejt luftës civile e më pas, pas 22 vitesh në pushtet arratiset duke marrë edhe paratë e buxhetit të shtetit.

Lajmi për rrëmbimin  e parave e kanë dhënë vetë zyrtarët, ku këshilltari i pasardhësit të Jammeh i cili u zgjodh në mënyrë demokratike u shpreh se gjatë dy javëve janë tërhequr rreth 11 milionë dollarë në emër të presidentit të larguar duke e lënë arkën e shtetit thuajse bosh.

Presidenti krahas parave ka marrë edhe makina luksoze e më pas ka marrë avionin në Banjul dhe është larguar për të shijuar një ekzil luksoz

Ndërkohë vendi po përgatitet t'i kthehet normalitetit.

Pas 6 javë krizë politike Jammeh u mund në zgjedhjet presidenciale që në fillim të dhjetorit por refuzonte të pranonte humbjen. Por më pas nën presionin diplomatik dhe ushtarak pas 22 vitesh qeverisje ai largohet por aspak duarbosh.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme