Ganaj gjobë Tom Doshit dhe 80
zyrtarëve, nuk deklaruan pasurinë

Ganaj gjobë Tom Doshit dhe 80<br />zyrtarëve, nuk deklaruan pasurinë
TIRANE - Deputeti i perjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi, ligjvënës të tjerë në parlamentin e Shqipërisë, gjyqtarë, kryekomunarë dhe ambasadorë shqiptarë në shtete të ndryshme janë radhitur në listën e 81 zyrtarëve të cilët janë gjobitur me 100 mijë lekë për faktin se nuk kanë deklaruar në kohë pasurinë e tyre.

Në një njoftim zyrtar, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, sqaron se afati i fundit për të dorëzuar deklaratën periodike vjetore të interesave private ishte 15 prilli, por zyrtarët në fjalë e kanë neglizhuar.

“Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë. ILDKPKI-ja, u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mos deklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private sjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e ILDKPI.

Kumbaro: E kam deklaruar pasurine brenda afateve, ja dokumenti
Ne listen e 81 zyrtareve figuron edhe emri i ministres se Kultures Mirela Kumbaro. Ne nje reagim zyrtar pas mesimit te ketij lajmi, zyra e shtypit te ministres sqaron se deklarata e pasurise eshte dorezuar prane ILDKPKI-se para dates 31 maj. 

kumbaro ildkp

kumbaro ildkp

Lista e plote, 81 zyrtaret e gjobitur 


1 Agim Niman - Bajraktari Doganier Klasifikimi/Vlerësimit, Kontrollit Fizik
2 Adriatik Xhevdet Kaloshi - Doganier Pranim/Peshoreje
3 Arben Pashko Goraj - Doganier Klasifikimi/Vlerësimit, Kontrollit Fizik
4 Besnik Rexhep Bishanaku - Doganier Pranim/Peshoreje
5 Luan Ferik Veizaj - Doganier C3
6 Halil Ali Dida - Doganier 
7 Dorian Nexhmedin Dingo - Oficer Ndërlidhës
8 Eno Myzafer Gupe - Doganier Peshore
9 Gentian Tahir Daja - Drejtor Rajonal 
10 Azem Hamdi Kola - Inspektor
11 Artur Nevruz Doko - Inspektor Kontrolli
12 Novruz Dajlan Kapo - Inspektor I Pare 
13 Mondi Eshref Mekolli - Inspektor
14 Andi Besnik Ahmetaj - Inspektor I Verifikimit ne Terren
15 Valbona Hamdi Myslymaj - Inspektor Zbatimi
16 Brunilda Astrit Kasmi(Dibra) - Gjyqtar 
17 Osman Laze Aliu - Gjyqtar 
18 Klodian Balil Rado - Gjyqtar 
19 Tom Gjeke Doshi - Deputet
20 Tommy Petraq Kola - Drejtor i Sherbimit te Komisioneve Parlamentare 
21 Artur Xhek Bushi - Deputet
22 Mhill Pjeter Fufi - Deputet
23 Enio Ilir Hasanaj - Drejtor i Sherbim Mirmbajtjes
24 Jonian Ismail Molla - Këshilltar 
25 Erjon Shpëtim Ndroqi - Drejtor Kabineti
26 Pal Gjok Marku - Drejtor i Pergjithshem i Policise se Burgjeve 
27 Iliaz Theodhori Labi - Zv/Drejtor i Përgjithshëm & Drejtor i Teknologjisë së Përpunimit të Informacionit
28 Armand Dhanil Reveli - Drejtor i Auditit të Brendshëm
29 Borjana Vasil Shaka - Drejtor Drejtorie
30 Gentian Lavderim Çoçoli - Drejtor i Pergjithshem 
31 Edmonda Isuf Shkjezi - Drejtor
32 Kujtim Rexhep Dumi - Drejtor i Cirkut Kombëtar
33 Shpetim Qazim Shehu - Drejtor i Finances
34 Lauresha Bashkim Basha - Drejtor Kabineti
35 Agim Sulo Haxhiraj - Drejtor DRKK
36 Ilir Rustem Kerni - Drejtor i Pergjithshem, TKOB
37 Evien Maksim Dako - Drejtor, Zyra Shqiptare per te Drejten e Autorit
38 Albert Subi Kasi - Drejtor DRKK
39 Ilda Aleko Bozo(Rusha) - Drejtor i Drejtorisë Monitorimit të Strategjive Ndërsektoriale
40 Ahilea Kristofor Deçka - Drejtor Rajonal i Formimit Profesional
41 Gentjana Said Sula - Zv.Minister
42 Adela Sadri Abazi - Drejtor Drejtorie
43 Pëllumb Xhafer Qazimi - Ambasador-Kroaci-Slloveni
44 Ferit Ibrahim Hoxha - Ambasador-Misioni OKB/New Jork 
45 Mal Bajram Berisha - Ambasador ne Ambasaden e RSH ne Londer
46 Ridi Eduard Kurtezi - Ambasador ne Madrid
47 Dritan Enver Tola - Ambasador në Francë
48 Brunilda Flamur Mersini - Drejtor i Spitalit Rajonal
49 Mirela Josif Çela - Drejtor - Drejtor i Dr. se Licensimit dhe Rregullave te Ndertimit
50 Ermal Dulejman Topalli - - Drejtor - Drejtor i Dr. se Licensimit dhe Rregullave te Ndertimit
51 Eridana Aqif Ylli - Pergjegjes i Deges se Shoqerive Publike
52 Dritan Naim Manaj - Kryetar i Deges se Shoqerive Publike
Drejtor i Pergjithshem i Agjencise Kombetare e Planifikimit te Territorit
53 Adelina Mersin Greca - Drejtor i Pergjithshem i Agjencise Kombetare e Planifikimit te Territorit
54 Xhevit Qemal Bushaj - Prefekti
55 Ilia Vasil Jolldashi - Këshilltar Ligjor 
Keshilltare per Median dhe Marredhenien me Publikun
56 Brikena Besnik Arapaj - Keshilltare per Median dhe Marredhenien me Publikun
57 Justinian Abaz Zyka - Kryetar i Komunës Cukalat
58 Aranit Xhemal Skepi - Kryetar i Komunës Fushe-Cidhen
59 Bajram Halim Himallari - Kryetar i Komunës Kala e Dodës
60 Vehbi Ramadan Xheka - Kryetar i Komunës Gjoricë
61 Ali Lik Drenova - Kryetar i Komunës Luzni
62 Hamit Xhaferr Gjokrosa - Kryetar i Komunes Rukaj
63 Sulejman Rushit Ibrahimi - Kryetar i Komunës Ishëm
64 Xhevahir Sali Bilja - Kryetar i Komunes Cudhi
65 Nuri Nazif Koraj - Kryetar i Komunës Ngracan
66 Pajtim Neim Gllava - Kryetar i Komunës Ruzhdie
67 Ramis Bektash Malaj - Kryetar i Komunës Kutë
68 Astrit Rrapo Sejdinaj - Kryetar i Komunës Fratar
69 Ilia Mantho Kuro - Kryetar i Komunës Lunxheri
70 Arqile Jorgo Mekshi - Kryetar i Komunes Zagorie
71 Shpëtim Albert Liço - Kryetar i Komunës Qender Erseke
72 Ahmet Hysen Dede - Kryetar i Komunës Ujmisht
73 Astrit Isa Dobrushi - Kryetar i Komunës Shemsi
74 Gjovalin Frrok Gjoni - Kryetar i Komunës Ungrej
75 Ilir Pjeter Pjetraj - Kryetar i Bashkisë Mamurras
76 Vladimir Nikoll Gjikolaj - Kryetar i Komunës Selitë
77 Gani Hajdar Allushi - Kryetar i Komunës Zall-Herr
78 Genc Ramazan Drita - Kryetar i Komunës Bërzhitë
79 Kastriot Ndue Marku - Drejtor
80 Arben Petref Kaçorri - Administrator
81 Mirela Mentar Kumbaro - Ministër


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie

Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie