Gangsteri shqiptar i akuzuar për vrasjen e hasmit, rikthehet në Britani e hap biznes

Gangsteri shqiptar i akuzuar për vrasjen e hasmit, rikthehet në Britani e hap biznes

Riza Vatoci

BRITANI-Një gangster shqiptar i dëbuar nga Britania për vrasjen e armikut në atdheun e tij është rikthyer përsëri dhe drejton një lavazh makinash.

Sipas "Daily Mail", 49-vjeçari shqiptar Riza Vatoci u pa në biznesin e tij në Bognor Regis, West Sussex.

Reporteri ynë e pa që mbërriti me një Jaguar të zi”, shkruan gazeta.

Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vite burg.

Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai ka pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, ku ka kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër arresti, Vatoci u arrestua.

Ai zhvilloi një betejë të kushtueshme ligjore, duke pretenduar se të drejtat e tij do të shkeleshin nëse ai kthehej në Shqipëri.

Ai u deportua në vitin 2012, por u la i lirë pas dy muajsh në burg në Shqipëri, duke argumentuar me sukses dënimin që nuk zbatohej më sipas ligjit shqiptar.

Ende duke mbajtur një pasaportë britanike, Vatoci u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai regjistroi kompaninë nën emrin e tij.

Por pas lajmit, zyrtarët e Zyrës së Brendshme filluan veprimet për të hequr nënshtetësinë britanike të Vatocit, mbi bazën që ai pretendoi se ishte një refugjat kosovar.

Vatoci mësohet se jeton me bashkëshorten dhe fëmijët ndërsa drejton lavazhin “Express” në Bognor Regis.

Kompaninë mësohet se e ka të regjistruar së bashku me bashkëshorten.

Më Angli ka shumë raste kur lavazhet janë të lidhur me interesa ekonomike kriminale, në rastin e Vatocit, ku  nuk ka të dhëna zyrtare për kriminalitet në biznesin e tij.

Foto nga biznesi i tij

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'