Garë vjershash në Kuvend

Garë vjershash në Kuvend
TIRANË - Në mungesë të argumenteve, deputetët e kuvendit të Shqipërisë ja nisin me vjersha. I pari ishte kryeministri Edi Rama i cili ju drejtua opozitës me vjeshë.

O i shkretë i punësuar
Jep e merr me këmbë e duar
Bam me këmbë e bam me duar
O i shkretë i punësuar!
 

Nuk ka vonuar shumë dhe deputeti demokrat njëherësh nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho, i cili është kundërpërgjigjur po përmes vargjeve.
 
Rroftë Edi Rama, rroftë,
Shakaxhiu i përparimit,
Brez pas brezi u kujtoftë
Si stërnipi i Nastradinit

 
Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Edi Rama ju drejtua Spaho thuajse gjatë gjithë fjalimit, me fjalën “Profesor”.

Rama: Profesor, qëndrova për t’ju dëgjuar por jam shumë i zhgënjyer sepse si duket mungesa e motorit të makinës opozitare këtu në parlament bën që ju të bëni zhurmën e makinave po makina nuk ecën, s’ia ata fëmijët që bëjnë zhhh po aha makina nuk ecën. Unë nuk predikoj suksese as imagjinare, as si ato që predikonit ju. Vetëm se ju bëni një gabim. Je me këtë mënyrë nuk keni asnjë mundësi, fare. Jo vetëm na vini në pozitë të vështirë, problem im është si ka mundësi që pas dy vjetësh akoma nuk hapni sytë, mendjen, për të kuptuar se jeni dy vjet mbrapa. Ju ka mbetur ora tek historitë tuaja. Unë fola me fakte dhe me emra konkretë. Të sfidova profesor të dalësh këtu dhe të tregosh me fakte ku janë. Por nuk mund të thuash kjo kompani ka zyrën në kat të 8 në filan pallat, atëherë kompania është e Sadri Abazit. Pranove me fjalët e tua se sa të turpshme janë akuzat që bëni ju çdo ditë, mungesë e plotë respekti për veten tuaj në radhë të parë. Një profesor që del e flet marrëzira se ja kërkon partia. Baltë-baltë-baltë se diku do të ngjisë. Ju e latë Shqipërinë në informalitet në çdo sektorë. Mos vazhdoni më me këtë dy parti, se duke si xheloz, sikur ju kanë lënë vetëm në shtëpi. Tani unë po iki se është ora e supës. Mos vazhdoni më me këtë dy parti, se dukeni si xheloz, sikur ju kanë lënë vetëm në shtëpi 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!