TIRANË- Jo vetëm një program që lehtëson trafikun, por edhe transport publik miqësor me mjedisin. Ky është premtimi i kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, i cili teksa prezantoi programin për shëndetin dhe sportin, u zotua për flotë autobusësh ekologjikë.
“Ne do ta pastrojmë qytetin nga pluhri duke shtuar sipërfaqet e gjelbra dhe duke kontrolluar ndotësit e ajrit. Do përmirësojmë transportin publik, duke krijuar një flotë të re autobusësh ekologjikë, si edhe lehtësi për taksitë elektrike dhe hibride. Ne do ta përmirësojmë trafikun urban nëpërmjet një plani të urban të shoqëruar me kryqëzime për të lehtësuar trafikun”, tha Sinkron Roland Bejko.
Kandidati i PD për Tiranën u ndal edhe te sporti, duke premtuar 5 komplekse sportive në hyrje të qytetit. Bashkia do të subvencionojë stërvitjen e të gjithë atyre të rinjve që nuk kanë mundësi pagese tha Bejko.
“Ne do të shpërndajmë për çdo qytetar të qytetit mbi 16 vjeç, sport card, një abone bashkiake për sportin dhe subvencionim, dhe abonim për aktivitetet sportive .Kjo kartë do i lejojë qytetarëve futjen në mjedise sportive pubike dhe të kenë ulje çmimi në mjedise sportive private. Bashkë me 5 tregjet e reja në 5 hyrjet e qytetit, do ndërtojmë edhe 5 komplekse sportive në 5 pikat hyrëse të kryeqytetit për të ushtruar sportet më të praktikuara në vend”, shtoi ai.
Në prezantimin e programit të sportit e shëndetit, Bejko u shoqërua edhe nga kandidatë të PD për Këshillat Bashkiakë e deputetë.