Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Shpërndarja e vlerësimeve në kampionatin e shahut

Pas 8 ditësh është mbyllur në Vlorë festivali i shahut, që kishte në axhëndë gara kombëtare dhe mbarëkombëtare. Risia ishte kampionati ekipor për vajza që u fitua nga Teuta, ndërsa për meshkuj pas 26 vitesh në fron u kthye Partizani. Në disiplinat Blitz dhe Rapid, dy gara mbarëkombëtare, fitues u shpallën Nderim Saraçi dhe Franc Ashiku.

“Kampionati ekipor i vazjave është i pari i zhvilluar pas 33 viteve në Shqipëri. Aktualisht kemi një grup vajzash të vogla të cilat janë shumë të talentuara dhe do arrijnë shumë lart,”-u shpreh Erald Dervishi, presidenti i federatës së shahut.

Presidenti i nderit të federatës së shahut Eduart Shalsi dhe drejtoresha e klubit shumë sportësh Elona Hasanaj, thanë se Vlora ia doli më së miri të organizonte këtë aktivitet.

“Vitet e fundit shahu ka marrë një iniciativë akoma më të madhe. Kemi aktivizuar vitet e fundit evente kombëtare dhe botërore që na kanë inkurajuar për të bërë akoma më shumë,”-tha Eduart Shalsi, president nderi i shahut.

“Këtë vit Vlora ka qenë qyteti Evropian i sportit dhe të vinte ky kampionat të zhvillohej në pallatin e sportit ka qenë shumë e rëndësishme,”-u shpreh Elona Hasanaj, drejtoreshë e klubit shumësportësh Flamurtari.

Në fund sportistët më të mirë të aktivitetit morën edhe vlerësimet, ndërsa kishte edhe një fond shpërblimesh.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?