Gara me makina e motorë, dhurohet spektakël në sheshin ‘Nënë Tereza’! Gentjan Kulla, ‘piloti’ që sfidoi sekondat dhe rrëmbeu çmimin e parë

TIRANË- Këtë të diel, sheshi ‘Nënë Tereza’ ka mbledhur pas vetes dhjetëra të apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave.

Ky shesh u shndërrua në një arenë për të gjithë, ku një numër i madh garuesish, 50 me makina dhe 12 me motorë, morën pjesë në garat e ndara në 3 kategori, 500 Racing, Pro&Promo si edhe Motoracing. “Sillu mirë dhe jepi gaz”, këto janë rregullat e vetme të garuesve të makinave dhe motorëve të grupit “Illyrius Motosport”. Të gjitha këta djem i bëri bashkë dëshira që kanë me shpejtësinë, por sigurisht në një garë kur nuk i rrezikohet jeta askujt.

Pista e improvizuar ishte e gjitha për motorët dhe makinat të dhuruan spektakël dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, nga të gjitha grup moshat që nga të vegjël e deri te mosha e tretë.

Si çdo garë edhe këtu pati fitues! Një prej tyre, është Gentjan Kulla, i cili arriti ta bënte pistën për vetëm 32 sekonda. 10 vite i apasionuar pas makinave, iu shpërblye edhe i gjithë mundi.

“Shumë i kënaqur. Garën e mora për 32 sekonda. Nuk ka ndjesi më të mirë kur fiton. Ndjesia është e madhe. Merrem prej 10 vitesh me gara. Njihemi po prej makinave. Marrim në shumë gara. Shpresojmë që moto sport të marrë hovin e duhur. Gara e rradhës është e Sarisalltikut në Krujë. Kupa bën 5 euro, shpenzimet janë të larta. E bëjmë për pasion, qejf. Kam një Honda Civik type R. Ka pak kohë që e kam ndërtuar. Do vijoj me gara. Ka të rinj të pasionuar. Jo të gjithë kanë mundësi. Ka 1001 harxhime. Si çdo i ri e kam  nisur. Me çfarëdolloj makine kishim ecnim. Duke bërë gara në rrugë, deri sa filluam të bënim gara të rregullta. E kam ndërtuare në Itali, ndërsa shërbimet  kam bërë këtu. Fakti që e kam ndërtuar këtë makinë të rregullt dua që të garoj jashtë vendit. Incidente kam pasur gjithmonë”, tha fituesi Gentian Kulla për mikrofonin e Report Tv.

Të tjerë garues, edhe pse nuk arritën që të merrnin çmimin e parë, kanë dalë të kënsaur nga kjo garë, që i ka shtuar edhe më tepër lezetin prania e spektatorëve.

“Rreth 12 vjet që merrem me gara. Më shumë malore. Më shumë për shoë. Ishte shumë e bukur. Në Shqipëri tani bëjnë organizime. Duhet të ketë më shumë. Shumë pak brezi I ri që e njeh këtë sport. Nuk ka gjë më të bukur që sheh këtë publik. Kjo gara quhet cirkuid. E improvizuar. Është bërë për të mbledhur spektator. Kam një golf 2. Është e përgatitur për gara malore. Ne po presim pistën e Elbasanit. Kemi fituar çmime. Gjithë lodhja jonë është kjo 5 minuta kënaqësi. Harrohet lodhja”, tha garuesi Ervin Kosova.

“Ne jemi viti i 7 që merremi pjesë në gara. Ne I bëjmë nivel qytetit që të ju jepet mundësia të gjithëve ti shohin nga afër. Janë 8 pilota. Do bëhet matja e kohës e tyre. Kjo nuk ka pretendim. Është pjesë e pasionit. E mbajmë me pasion, dëshirë dhe shpenzimet tona. Do doja të kishte më tepër aktivitete. Na bëhet qejfi kur shohim qytetarë dhe na ngjall dëshirën për të garuar më shumë”, tregoi motoristi, Gerard Lilaj.

Një prej organizatorëve, Xhulian Caka ka treguar edhe qëllimin e garave të tilla në kryeqytet, ku më i rëndësishmi është edukimi i shoferëve që të mos garojnë në rrugë, ku kushtet e sigurisë janë zero, e ndërsa theksoi se këtë vit pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.

“Kjo është një garë që përfshin 3 kategori makinash. Të gjithë pilotët shfaqin aftësinë. Është garë kohe. Pilotët profesionalë që garojnë në gara kombëtare kanë të gjitha elementet e sigurisë. Këto gara synojnë që të edukojmë qytetarët mos të garojnë në rrugë por të garojnë në një pistë ku kushtet e sigurisë në rregull. Ti kulturojmë këta njerëz që kjo është mënyra e duhur që jutë jeni pilot. Kërkesa është shtuar shumë. Në këtë garë kanë qenë mbi 85 aplikime. Kanë garuar 50 makina dhe 12 motorë. Pjesëmarrja është e kënaqshme” tha një prej organizatoreve, Xhulian Caka.

Ka dhe nga ata që garën e shohin si spektator, por që do donin shumë të ishin në pistë, e të mbërtheheshin nga adrenalina.

“Do doja këto gara të bëheshin më shpesh. Ka adrenalinë. Do doja të isha garuese me motorë. Më pëlqen gara, e di ndjesinë e adrenalinës. Më pëlqen të mendoj se çfarë ndjejnë ato në momentin që garojnë”, u shpreh një vajzë.

Kjo është nuk është hera e parë që organizohen gara të tilla, me synimin kryesor që nga viti në vit, pjesëmarrja të jetë më e madhe. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 27/03/2022 17:31

    Do ishte dhe vis kosova, po gjynah se e arrestuan, Se ai kishte shpenzuar shume per makina garash, Normal me lek droge e intrigash skemaxhi ne ne djep.. Po fatkqesi se i shkoi investimi me makina dem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë