Gara në PD, Basha-Ramës:
"Jam gati të të mund përsëri"

Gara në PD, Basha-Ramës:<br />"Jam gati të të mund përsëri"
TIRANË - "Jam gati të të mund përsëri", "që tani nuk po i mban premtimet", "në 2005 korrëm një votë plebishitare", “të ecim së bashku drejt suksesit të PD”.

Këto kanë qenë disa nga shprehitë e kandidatit për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës ka mbyllur sot në mbrëmje fushatën për kreun e kësaj partie, pikërisht një ditë para votimit në mbarë vendin nesër.
 
Nga Pallati i Kongreseve, përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, Basha ka theksuar: “Të ecim së bashku drejt suksesit të PD”, duke sulmuar mazhorancën aktuale se "ka vjedhur dhe abuzuar me votën e shqiptarëve" dhe duke iu kundërvënë se “jemi gati të bëjmë opozitë ndaj kësaj pozite të deformuar, mazhorancë zullumqarësh” dhe “të përgatitemi për një dështim të këtij ekipi amatorësh”.

Basha është krenuar me fjalët: “Ne ngritëm parimet e ekonomisë së tregut dhe për asnjë çast nuk humbëm besimin tek vlerat e lirisë”. Ai ka kujtuar se në 2005 korrëm një votë plebishitare dhe bëmë të mundur marrëveshjen e stabilizim-asocimit, anëtarësimin në NATO dhe hoqëm vizat".

Garuesi për kreun e PD, është shprehur se "PD ka nevojë për një lidership të fortë që di të fitojë". Lulzim Basha i është drejtuar direkt ish-kundërshtarit për bashkinë e Tiranës, Edi Rama me fjalët: "Kush të ka mundur njëherë është gati të të mundë përsëri". 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë