Gara në PD, voton Basha: Procesi 
i lirë, dalim edhe më të bashkua

Gara në PD, voton Basha: Procesi <br />i lirë, dalim edhe më të bashkua
Kryetari i "vetëngrirë" i PD, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të PD, ka votuar në orën 11:05 në selinë qendrore të PD.

Basha ka mbajtur radhën për disa minuta pranë qendrës së votimit dhe më pas ka hedhur fletën në kuti. 

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë selisë blu, Basha u shpreh se gara është e lirë dhe demokratike. 

"Shpreh mirënjohjen më të thellë për turin e bashkëbisedimit në gjithë vendin që më ofruan dhe kandidatit Selami gjatë një fushate intensive në çdo degë të vendit. Mirënjohje infrastrukturës për puinën e shkëlqyer që kanë bërë.

Procesi po ecën i qetë dhe pa probleme. Jam i bindur se PD dhe demokratët do dalin më të fortë e të bashkuar nga kjo garë dhe gati për t'u kthyer në forcë e vetme që përfaqëson të ardhmen"
, u shpreh Basha. 

[gallery]23198[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot