Deputetët dhe kryebashkiakët nuk do të lejohen të garojnë për postin e drejtuesit të degës së bashkisë për Partinë Socialiste. Vendimi i asamblesë së PS-së i konsideron këto pozicione të papajtueshme, madje ka vendosur që kreu i PS-së të mos jetë i punësuar në pozicione drejtuese shtetërore, por të jetë një i punësuar i partisë, që do të paguhet me fondet e kësaj të fundit.
Ky rregull përjashton nga e drejta e rizgjedhjes, një grup deputetësh dhe kryebashkiakësh që aktualisht po drejtojnë disa degë të rëndësishme të PS-së. Kështu, deputeti Namik Kolpliku, i cili deri më tani drejton degën e PS-së për Shkodrën, nuk do të jetë më pjesë e garës.
Po ashtu edhe kolegu i tij i Qarkut të Dibrës, Ulsi Manja nuk do të mund të kërkojë një mandat tjetër për drejtimin e degës. Në garën për qytetin e Durrësit do të jetë i privuar kryetari aktual, deputeti Gentian Bejko. Dega e rrethinave të Tiranës, do të shkrihet, dhe bashkë me të edhe deputeti Pjerin Ndreu, nuk do të jetë pjesë e garës.
“I privuari” më i rëndësishëm duket se do të jetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili nuk do të mund të drejtojë degën më të madhe të PS-së, atë të kryeqytetit. Megjithëkëtë, ai ka një detyrë partiake më të rëndësishme, rolin e koordinatorit për rajonin Tiranë-Durrës. Në Kavajë nuk do të mundë të kandidojë deputeti Parid Cara, ndërsa në Lushnjë, deputeti Bujar Çela.
Një tjetër deputet që nuk do të jetë pjesë e garës, është Ilir Xhakolli i cili aktualisht drejton degën e PS-së për Pogradecin. Në Librazhd kryetari aktual i degës së PS-së, Kastriot Gurra është zgjedhur kryebashkiak, dhe si i tillë nuk do të jetë pjesë e garës. Kryebashkiakja tjetër që aktualisht drejton një degë të PS-së, është Luljeta Dollani. Ajo nuk do të garojë më për bashkinë e Gramshit si kryetare e degës së PS-së.
Vendimi
Asambleja e PS-së i konsideron këto pozicione të papajtueshme, madje ka vendosur që kreu i PS-së të mos jetë i punësuar në pozicione drejtuese shtetërore, por të jetë një i punësuar i partisë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com