Gara në FSHF, Bashkim Fino jep
dorëheqjen nga funksionet në PS

Gara në FSHF, Bashkim Fino jep<br />dorëheqjen nga funksionet në PS<br>
Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga funksionet partiake në Partinë Socialiste, por jo nga mandati i deputetit. Në një status në Facebook, Fino shkruan se për të shmangur paragjykimet ka vendosur që të japë dorëheqjen nga postet partiake.

Deputeti i PS, shprehet se vendimin e ka marrë për një garë të drejtë dhe të ndershme. Ai mbante postin e sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste.

Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF’ shkruan Bashkim Fino në Facebook.

Bashkim Fino dhe Armand Duka janë kandidatë për të drejtuar FSHF në 4 vitet e ardhshme, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit. Gara është e fortë, ndërsa nuk munguar edhe replikat në distancë, pasi shkak janë bërë 8 shoqatat rajonale të futbollit, të cilat Fino i konsideron fantazmë se nuk janë regjistruar në gjykatë, ndërsa FSHF thotë se janë të ligjshme dhe do të votojnë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës