Gara në FSHF, Fino: Sqarim
për keqdashësit e futbollit

Gara në FSHF, Fino: Sqarim<br />për keqdashësit e futbollit<br>
Deputeti Bashkim Fino, njëkohësisht kandidat për President i FSHF, ka reaguar në Facebook në lidhje me "abuzimet në vite me shoqatat fantazmë, dhe mashtrimet e komunitetit të futbollit".

Fino shkruan se “Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime”.

Statusi në facebook i Bashkim Fino
Sqarim për keqdashësit e futbollit
Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët. Me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri: - "Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata". Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm.
Bashkim Fino

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE