Vasil Ruci, legjenda e futbollit vlonjat komenton për Report Tv garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai sqaron se njësi matëse për punën e Presidentit aktual duhet të jetë kampionati shqiptar dhe jo vetëm Kombëtarja.
“Bilanci më i mirë për tu bërë pas 16 vitesh është të shohësh kampionatin shqiptar. Nuk mund të matesh vetëm me Kombëtaren pasi njerëzit shikojnë një ditë Kombëtaren dhe gjithë vitin kampionatin shqiptar. Duka duhet të ballafaqohet më shumë me kampionatin shqiptar të futbollit.Problemet janë të shumta dhe patjetër që duhet dikush që të ketë një filozofi tjetër për zhvillimin e këtij kampionati. Në radhë të parë duam kampionatin tonë pastaj të tjerat vijnë”.
Tek kandidat Bashkim Fino, Vasil Ruci vlerëson faktin që nëse zgjidhet do të marrë vendime kolegjiale dhe nënvizon se nuk e kanë gjetur të papërgatitur. Ruci me ironi thotë se ka ikur koha kur i bëhet fresk një të pari por duhen njerëz që punojnë.
"Në momentin që do ta udhëheqë këtë federatë nuk do ta udhëheqë i vetëm do ta udhëheq me të tjerët. Pra është kjo kryesi që do të marrë vendimet kryesore për vazhdimësinë e kampionatit për rregullimin e kampionatit. Besoj nëse do të jetë kështu do të jetë një kandidaturë e saktë dhe e mundshme.
Ka ikur koha që t'i bëjmë fresk një të pari . Fresk duhet t'i bëjmë atij që bën punën dhe ai që bën punën që ka filozofinë për ta bërë këtë punë që spektatori të rikthehet në stadium.Gara duhet të ketë ligje dhe rregulla". Në zgjedhjet e 7 shkurtit Armand Duka kërkon mandatin e pestë përballë deputetit Bashkim Fino.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
54.9%
-
Të gabuar
42%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 10002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ahengu ‘Shkodran’, mbahet edicioni i 12-të! Artistë të rinj dhe të afirmuar sjellin këngët popullore
1 Tetor, 20:55
-
Kryeministri Kurti: Evropa dhe mbarë bota demokratike kanë nevojë për fitoren e Ukrainës
1 Tetor, 20:49
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor, 20:35
-
Mero Baze: Dy paqartësitë e PD për Perëndimin dhe Salianjin
1 Tetor, 20:34
-
Ylli Pata: Nga kodi i zjarreve, te libri i shtëpisë kundër Perëndimit
1 Tetor, 20:27
-
Dosja K/ Vdekja misterioze e babait në kampin e Savrës
1 Tetor, 20:22
-
Dita e të moshuarve, Spiropali premton: Në dhjetor të rrisim pensionet në mënyrë të konsiderueshme! Ministrja Koçiu premton proteza falas
1 Tetor, 20:00
-
Përfundon hedhja e raketave nga Irani, izraelitët urdhërohen të largohen nga zonat e mbrojtura
1 Tetor, 19:51
-
Irani sulmon Izraelin me 400 raketa/ Krisafi: BIlanci vetëm dy të plagosur! Tregon mungesë kapacitetesh, për izraelitët është momenti i artë
1 Tetor, 19:50
-
Mali i Zi refuzon të ankorojë në port anijen me armë për Izraelin
1 Tetor, 19:44
-
Kërcënon Irani: Sulme shkatërruese nëse Izraeli përgjigjet
1 Tetor, 19:40
-
Biden urdhëron ushtrinë amerikane të ndihmojë Izraelin: Të rrëzohen raketat
1 Tetor, 19:37