Të gjithë anëtarët e PDIU-së do tu drejtohen kutive të votimit në datën 21 maj, për të zgjedhur strukturat në çdo qytet e fshat, si dhe për të zgjedhur kryetarin e partisë me parimin një anëtar, një votë. Në zgjedhjet e 21 majit do të jenë dy kandidatë për kryetarë të PDIU-së. Shpëtim Idrizi, kryetari aktual i  PDIU-së dhe Halil Hyseni që mban postin e zëvendësministrit të jashtëm. Përpara se të shkojnë në votim, ditën e shtunë, ata do ti prezantohen publikut me platformat e tyre, në një dëgjesë publike e cila do të mbahet në datën 19 maj. “Keni parë politikën për 25 vjet.