Gara operistike “Marie Kraja”, dy
netë ‘beteja’ me këngët legjendare

Gara operistike “Marie Kraja”, dy<br />netë ‘beteja’ me këngët legjendare
TIRANE- Janë pjesë e repertorit të këngëve më frymëzuese dhe më të bukura të të gjitha kohërave. Të melodive që kanë shoqëruar njerëzimin, në kohë lufte dhe dashurie, këngë gëzimi dhe tragjike. Janë balada që vijnë nga çdo skaj i botës dhe që janë kënduar nga këngëtarët më të mëdhenj të kohërave, e janë duartrokituar me ovacione nga publiku. Këngë të tilla legjendare, që të rrënqethin teksa ndjen që fillon vija melodike, për më tepër kur këndohen nga zëra brilantë, të mbëthejnë në magjinë e tyre.

E ky ka qenë dhe efekti goditës që organizatorët e Festivali Ndërkombëtar “Marie Kraja”, kanë dashur të zgjojnë nëpëmjet garës së këngëve legjendë. Një kompeticion që i është shtuar stukturës së konkurimit në këtë festival, prej dy vitesh. Beteja e këngëve, vjen për publikun shqiptar përgjatë dy netëve të Festivali në 30 dhe 31 tetor, ne TKOB, ku spektatori mund të shijojë repertorin më të bukur të legjendave botërore.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!