Gara për FRPD, Ervin Salianji
fiton në Lushnje, thellon epërsinë

Gara për FRPD, Ervin Salianji<br />fiton në Lushnje, thellon epërsinë
TIRANE- Konventa e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në degën e Lushnjes është fituar nga Ervin Salianji. Pas debatet mes 3 kandidatëve, rreth 250 të rinj të rrethit të Lushnjes iu drejtuan kutive të votimit, ku më i votuari rezultati Salianji me 138 vota, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 108, ndërsa Oriela Nebijaj mori 17 vota. Ervin Salianji rikthehet tek fitorja pas humbjes në Konventën e Matit me 49 vota më pak se rivali i tij direkt, Belind Këlliçi. Kuvendi i Matit u shoqërua edhe me incidente pas thirrjes së Greta Koçit, e dorëhequr nga gara, se mbështetësit e saj duhet të votojnë kandidatin Këlliçi.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Salianji u shpreh se fitorja e tij ishte bindëse, ndërsa theksoi se vazhdon i sigurt rrugëtimin e tij për të qenë kryetar i ri i Forumit Rinor të PD. “Fitore bindëse në Lushnje. Në katër qytete kemi fituar tre, Vlorën e pavarësisë, Kavajën e demokracisë dhe Lushjen e Kongresit. Jemi në rrugë të drejtë dhe Zoti na e priftë mbarë! U jam mirënjohës pafund për entuziazmin dhe besimin që më keni dhënë. Përpara kemi qytete e përballje të tjera: shkojmë gjithkund për garë, vlera, meritokraci, komunitet, besim, angazhim, pjesëmarrje. Për një Forum të Ristrukturuar”, u shpreh ai. Sot FRPD vijon zgjedhjet me Konventën e Dibrës.
 
Flamur Noka
Deputeti Flamur Noka si i ngarkuari i kryesisë për zgjedhjet e FRPD në Lushnje, tha se gara për forumin rinor demokrat sjell platformat, idetë dhe vizionet e kandidatëve, një risi kjo, dhe arritje e standardeve evropiane në politikën shqiptare. “Pas kësaj gare, pavarësisht emrit të fituesit, Forumi do te jetë edhe më i fortë e më i aftë në përballjen e çdo sfide dhe në avangardë të aksioneve opozitare kundër qeverisë së krizës”, tha Noka.
 
Rezultati
Rreth 250 të rinj të rrethit të Lushnjes iu drejtuan kutive të votimit, ku më i votuari rezultati Salianji me 138 vota, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 108, ndërsa Oriela Nebijaj mori 17 vota. Salianji ka fituar 3 nga 4 Konventat e zhvilluara deri tani
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre