Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, i larguar nga kjo parti dy vite më parë, njëherësh dhe ish-nënkryetar i Frymës së re Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaroi kandidimin e tij vetëm disa orë pas deklarimit të kryetarit në detyrë i PD Sali Berisha se lideri i ri që do të pasojë atë në krye të kësaj partie do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”, parim të cilin ai vetë e kishte kërkuar në Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2009.
Për mirë- informimin e të gjithë të interesuarve:
Një retrospektive e jetës time politike nga 2005 deri në këtë moment.
Aleksandër Biberaj
Korrik 2005
“Aleksandër Biberaj zgjidhet për herë të parë si deputet në kuvendin e Shqipërisë me 60% të votave”
Janar 2007
“Per here te pare Shqiperia perfaqesohet ne grupin e Partive Popullore Evropiane me nje zevendespresident. Keshtu, deputeti demokrat Aleksander Biberaj, eshte zgjedhur ne postin e zevendespresidentit te grupit parlamentar te Partive Popullore Evropiane ne Keshillin e Evropes. Ne nje prononcim per mediat, Biberaj eshte shprehur se, zgjidhja e tij ne kete post eshte mbeshtetje per Parlamentin shqiptar, sidomos per Partine Demokratike te Shqiperise. “Mendoj se eshte shume i rendesishem perfaqesimi i Shqiperise ne te gjithe institucionet evropiane, aq me teper po te kemi parasysh, qe kemi perpara tre zhvillime shume te rendesishme, sic jane pavaresia e Kosoves qe pritet te zgjidhet brenda ketij viti, anetaresimi i Shqiperise ne BE dhe ne NATO”
Janar 2007
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, votoi dje në Strasburg si zv/president të saj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Aleksandër Biberaj. Burime zyrtare nga Kuvendi, bënë të ditur se deputeti i PD-së dhe njëkohësisht Kryetar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së, Aleksandër Biberaj, pasi ishte zgjedhur një javë më parë si zv/president i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u zgjodh dje në një post tjetër të rëndësishëm. Kjo është hera e parë, që një përfaqësues i Kuvendit të ketë këto nivele të larta përfaqësimi. "Prezenca e zotit Biberaj në nivelet më të larta të Asamblesë Parlamentare të KE-së, në këtë vit vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, është një mbështetje e madhe"
Qershor 2007
“Mendoj qe varianti i zgjedhjes se Presidentit nga populli eshte varianti me i mire, pasi Presidenti i dale nga vota popullore ka nje legjitimitet moral te larte, gje qe do t’i jepte mandatit presidencial rendesine dhe autoritetin e duhur, si dhe perfaqesimin e unitetit kombetar, sic e percakton edhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Nje element tjeter i rendesishem do te kishte te bente me cilesine e kandidateve, pasi votimi popullor do te detyronte partite ose grupimet e ndryshme shoqerore qe te propozojne per kandidate per President intelektuale te shquar me integritet te larte moral dhe shoqeror, si dhe me CV te pasur politike dhe profesionale. Zgjedhja nga populli do t’iu jepte mundesine ketyre kandidateve per President qe, nepermjet nje procesi te mirefillte konkurrues, te shpalosin alternativat dhe programet e tyre gjate fushates elektorale, proces ky qe do te sillte si rezultat perfundimtar zgjedhjen e kandidatit me te mire ne postin e nderuar, te respektuar dhe te rendesishem te Presidentit te Republikes.”
Mars 2008
“Këshilli i Evropës u ka bërë thirrje vendeve të tjera të Evropës që të njohin zyrtarisht shtetin e ri të Ballkanit, Republikën e Kosovës. Komisioni Politik dhe Byroja e Këshillit të Evropës i bëri thirrje vendeve të tjera evropiane, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që këtë ta bëjnë sa më shpejtë.
Gjithashtu, këto organizma kanë rrëzuar propozimin e ardhur nga deputetë serbë dhe rusë për mbajtjen e një debati urgjent për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit te Evropës.
I pranishëm në këtë mbledhje, deputeti demokrat Aleksandër Biberaj, në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së, njëkohësisht zv.president i kësaj Asambleje, kundërshtoi propozimin serbo-rus, i cili është kundërshtuar edhe nga kryetarët e delegacioneve të vendeve evropiane, që kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.
"Kosova e pavarur i shërben më se miri paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe duke implementuar çdo ditë elemente të Paketës Ahtisaari, Kosova është në rrugën e saj natyrale të konsolidimit të një shteti të lirë, të pavarur dhe sovran, demokratik dhe multietnik", theksoi Biberaj.”
Prill 2008
“Tragjedia e Gërdecit ishte një tragjedi e shkaktuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i segmenteve të caktuara të administratës shtetërore, tragjedi e cila duhet zbardhur dhe hetuar deri në fund. Natyrisht që qeverisja mban përgjegjësi politike dhe administrative për ngjarjen dhe besoj se është vetë e interesuar për të zbardhur ngjarjen deri ne fund me qëllim përcaktimin dhe ndëshkimin politik dhe administrativ të shkaktareve dhe përgjegjësve të tragjedisë, ndërkohë që është Prokuroria e Përgjithshme institucioni që ka përgjegjësinë për hetimin penal të ngjarjes si dhe vënien përpara drejtësisë të fajtorëve dhe shkaktarëve të kësaj tragjedie.”
Maj 2008
“Zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj, thekson se parlamenti shqiptar nuk ka vullnet per te hapur dosjet e spiuneve te ish-Sigurimit te Shtetit, qe sot mund te gezojne vende te lakmuara ne politike dhe administrate. Ne nje interviste per "Koha Jone", Biberaj thekson se fakti qe hapja e dosjeve po ndesh kaq rezistence, te ben te mendosh se ish-bashkepunetoret kane qene te shumte ne numer, por edhe te shtrire ne gjeografine politike. Ne kete menyre, ai nuk mohon qe ish-bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit sot te jene edhe brenda te djathtes shqiptare. Biberaj thekson se PD duhet te nxitoje ne kete nisme, sepse ajo u ka borxh ish- te perndjekurve politike faktin qe nje pjese e atyre qe i kane persekutuar keta njerez prej vitesh, sot gezojne poste te larta dhe privilegje shtese. “
Nentor 2008
Zv. Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Aleksander Biberaj dhe Presidenti i Komisionit Politik te Keshillit te Evropes, Goran Lindblad, jane ftuar ne Harvard per te referuar lidhur me krimet e komunizmit ne Evrope.
Lindblad do te referoje lidhur me krimet e komunizmit ne Evrope. Ndersa, nga ana e tij, Biberaj do te perqendrohet me shume ne krimet e kryera nga regjimi totalitar i Stalinit ne Ish-Bashkimin Sovjetik, si dhe regjimi totalitar i Enver Hoxhes ne Shqiperi, si dy raste ekstreme te regjimeve totalitare komuniste te shekullit ta kaluar ne Evrope.
Dhjetor 2008
Komisioner i Keshillit te Evropes per krimet e komunizmit ne Ukrahine nga Stalini.
“Mr. Aleksander BIBERAJ, PACE Vice President, and Rapporteur on the issue of the Holodomor crimes condemnation committed by Stalin’s totalitarian regime in Ukraine and other territories of former USSR, visited our country for his third time within the framework of his mission. In this visit the Albanian MP participated in the International Forum on the occasion of the 75th anniversary of the 1932-1933 Holodomor in Ukraine. In The Day‘s exclusive interview Mr. Biberaj explained why he agreed to be a rapporteur on this issue and why to his opinion the crimes of the Stalin’s totalitarian communist regime, specifically the Holodomor should be condemned. Mr. Biberaj also explained why the Albanians want to join NATO and why they consider that Kosovo’s independence should not in any way used as a precedent for Russia’s recognition of Abkhazia and South Ossetia.”
Janar 2009
“Aleksandër Biberaj e ka quajtur konspiracion të plotë dhe pa asnjë lloj transparence shkarkimin nga posti i tij i kryetarit të delegacionit parlamentar në Këshillin e Evropës, prej Jozefina Topallit.
Në një deklaratë për mediat zv.kryetari i Asamblesë parlamentare të KE-së ka akuzuar kryeparlamentaren se ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e Kuvendit, duke e anashkaluar atë dhe duke marrë kompetencat e tij.
Sipas tij, ai është njoftuar nga mediat mbi kërkesën për ta zëvendësuar atë me Ilir Rusmajlin, aktualisht kryetarin e komisionit të Ligjeve.
Sipas tij, nënkryetarja e Partisë Demokratike ka marrë një vendim të tille duke e përjashtuar dhe grupin e PD-së, me qëllim ndërprerjen e mandatit të tij në Asamblenë e Strasburgut, duke shënuar një precedent tepër të rrezikshëm për një vend demokratik. Si rezultat i këtij vendimi, Shqipëria humbet 4 poste të rëndësishme në Këshillin e Evropës”
Shkurt 2009
“Aleksandër Biberaj deklaroi sot se zbatimi i ligjit për hapjen e dosjeve, duhet që të zhvillohet me anë të konsultimeve me aleatët strategjik si SHBA-në, Britaninë e Madhe si dhe Bashkimin Evropian, pasi sipas tij, kjo për të arritur një zgjidhje të pranueshme. "'Ligji i Lustracionit' është një ligj shumë i rëndësishëm që synon pastrimin e politikës shqiptare, të sistemit të drejtësisë, të administratës publike, por edhe të shoqërisë shqiptare nga e kaluara e errët e sistemit komunist. Ndonëse jemi vendi i fundit në Europën Jug-Lindore që aplikojmë këtë ligj, zbatimi i tij është i rëndësishëm", tha per mediat deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj.”
Dhjetor 2009
“Zgjedhjet e 28 qershorit, ku s’mundëm të fitojmë me aleatët tanë natyralë, na detyruan të bëjmë një koalicion të panatyrshëm, i cili po e kalon pushtetin tek e majta“
Zoti Biberaj, pak ditë më parë i propozuat zyrtarisht dhe publikisht forumeve drejtuese të Partisë Demokratike një platformë ndryshimesh, të cilat lidhen me kongresin që PD do të mbajë në datën 14 dhjetor. Cili ka qenë motivi që ju ka shtyrë ta bëni këtë lëvizje në këtë moment?
“Në vëndet demokratike, ku edhe partitë janë demokratike, kongreset e partive përbëjnë një ngjarje të rëndësishme politike, pasi shndërrohen në arena ku bëhen analiza dhe debate demokratike, paraqiten programe dhe alternative. Kongreset shënojnë edhe momente reflektimi dhe reformimi për partitë, si dhe janë memente të përshtatëshme për rotacion elitash, bazuar mbi konkurencën reale të vlerave dhe kontributeve. Parë në këtë këndvështrim Kuvendi i 14 Dhjetorit merr një rëndësi të madhe, pasi që nga Kuvendi i Prillit 2005 kemi pasur dy fushata elektorale (2007 dhe 2009), kemi katër vite qeverisje dhe sapo kemi filluar një mandat të dytë qeverisës, i cili për arsye tashmë të ditura, po shndërrohet në një mandat delikat dhe të vështirë për PD-në dhe lidershipin e saj.
Pikërisht në këtë kontekst, duke pasur parasysh edhe Kuvendin që mblidhet me 14 Dhjetor, duke u bazuar në statutin aktual, por edhe në rregulloret e brendëshme të funksionimit të PD-së, kam paraqitur një projekt-statut, lidhur me demokratizimin e mëtejshëm të partisë. Projekt statutin e paraqitur e kam konsultuar me eksperiencën më të mirë që ka PD që nga themelimi dhe deri sot, dhe natyrisht me eksperiencat më të mira të Partive Popullore Europiane, të Partisë Republikane Amerikane si dhe të Partisë Konservatore Angleze. Aq më tepër gjykoj se, duke qenë Shqipëria tashmë anëtare e NATO-s dhe me derë të hapur për në BE, edhe politika dhe partitë shqiptare si pjesë e saj, kanë nevojë për një reformim dhe demokratizim të thellë, dhe kuptohet që kongresi është një moment i mirë për fillimin e këtyre reformave.”
Dhjetor 2009
“Në mbledhjen e djeshme të Kuvendin, i cili ishte edhe faza e dytë e ripërtëritjes së partisë, për shkak se faza e parë ishte në maj në kongresin elektoral, u votuan edhe disa ndryshime në statutin e PD-së. Me votim të hapur të gjithë delegatët që ishin të pranishëm në sallë votuan pro ndryshimeve statusore, ndërkohë që në votim nuk u hodhën propozimet e anëtarit të kryesisë, Aleksandër Biberaj. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Ridvan Bode, deri në momentin e votimit të ndryshimeve statusore nuk ishin paraqitur amendime të tjera. Në statutin e ri është hequr paragrafi, sipas të cilit Këshilli Kombëtar duhet të mblidhet dy herë në vit.
Dhjetor 2009
“Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj në një dalje publike ka akuzuar për mungesë transparence në numërimin e votave.
Pasi falënderoi delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së për votën që i kanë dhënë, e cila sipas tij, nuk është numëruar, Biberaj, theksoi se "procesit të numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së i ka munguar totalisht transparenca, gjë që përbën edhe një cënim të rëndë të themelit të demokracisë, për të mos thënë që manipulimi dhe falsifikimi i votës shënon edhe fundin e demokracisë". Fatkeqësisht në PD, sipas Biberaj, "çdo ditë e më shumë po mbytet fryma intelektuale dhe ajo qytetare, fryma e debatit po zëvendësohet me atë të nënshtrimit dhe të servilizmit ekstrem, fryma e bashkëpunimit po zëvendësohet me atë të klanit dhe të spastrimeve, apo përjashtimeve politike, vendimmarrja kolegjiale po zëvendësohet nga vendimmarrja klienteliste dhe autoritariste e UNI-t, vlerat po zëvendësohen nga antivlera; fenomene këto tepër negative që po dëmtojnë rëndë të ardhmen e PD-së, por edhe po shuajnë gradualisht traditën, kontributet dhe vetë historinë pozitiviste të PD-së". Biberaj u shpreh se po vazhdon të analizojë situatën e sëmurë rëndë në PD, duke shprehur njëkohësisht edhe bindjen e tij se nuk mund ta nxjerrë nga politika një klikë të korruptuarish që padrejtësisht ka marrë në zotërim PD-në.
Duke gjykuar se ka humbur një betejë, por jo luftën, Biberaj konkludon se nuk ka gjë më fisnike, qytetare dhe patriotike sesa të luftosh për parimet dhe idealet e lirisë dhe të demokracisë dhe se ndjehet po aq i motivuar sa edhe më 8 Dhjetor të vitit 1990.”
Korrik 2009
“Keni dhënë personalisht një kontribut të madh 18-vjeçar në politikën e demokratizimit të PD-së dhe në përgjithësi të përqasjes me standardet bashkëkohore euro-atlantike. Si do të kontribuoni këtej e tutje në PD?
“Duke pasur respekt absolut për parlamentin si institucionin kryesor të një republikë të vërtetë parlamentare, do të thosha se politikë nuk bëhet vetëm në parlament. Do të shfrytëzoj çdo hapësirë që më jep statuti i PD-së dhe sistemi demokratik për të vazhduar misionin tim dhe të brezit tim, të filluar me 8 dhjetor 1990 në Qytetin Studenti, mision që synon të demokratizojë, emancipojë dhe modernizojë jo vetëm PD-në por edhe politikën, shoqërinë shqiptare dhe vendin në përgjithësi. Natyrisht që rruga nuk ka qenë pa pengesa as deri sot dhe e di që nuk do të jetë e lehtë as në të ardhmen, por besoj tek vetja, besoj tek brezi im, besoj tek kauza jonë, besoj tek idealet dhe parimet demokratike, besoj tek vlerat dhe vitaliteti i popullit shqiptar, besoj tek koha që ecën dhe askush s’mund t’a ndalojë dot, besoj tek Zoti. Jam krejt i bindur se kauza e brezit të viteve ‘80, që në fakt përfaqëson kauzën dhe aspiratat e shumë e shumë brezave dhe gjeneratave për liri dhe demokraci, pavarësisht devijimeve që i janë bërë gjatë këtyre 20 viteve, nuk vdes kurrë, ajo përbën manifestin politik të demokracisë shqiptare të kohëve moderne”.
Gusht 2010
“Sipas Aleksandër Biberaj, suprimimi i të gjitha institucioneve/forumeve të partisë nga kryetari i saj përbën puç institucional dhe uzurpim të partisë, shkelje flagrante dhe dhunim ekstrem të statutit të partisë, duke sjellë edhe fundin e demokracisë së brendshme në parti.
“Edhe në vitin e vështire ‘97, kohë kur PD dhe demokratët u përballën me goditje tepër të ashpra, kohë kur u vu në pikëpyetje vetë ekzistenca e PD-së dhe demokracisë, institucionet/forumet e PD-së jo vetëm që nuk u suprimuan për asnjë moment, por përkundrazi funksionuan (qoftë edhe me përbërje jo të plotë), me qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave të saj, si dhe interesave kombëtare”, shton ai.
Duke përfunduar se kjo situatë kërkon nga demokratët e vërtetë, anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e PD-së, nga të djathtët e vërtetë të ringrihen edhe një herë ashtu si njëzet vjet më parë për parimet dhe vlerat e demokracisë, me qëllim reformimin tërësor dhe të thellë të një partie tashme të atrofizuar dhe inekzistente.”
Nentor 2011
“Në vazhdim të takimeve në Bundestagun Gjerman në Berlin, ish Zv-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, është takuar me z. Arnold Vaatz, Zv. kryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ku çështja kryesore e diskutimit ka qenë miratimi dhe aplikimi nga Shqipëria i ligjit të lustracionit. Në takimin me z. Vaatz, z. Biberaj është shprehur se “hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, është një detyrim politik dhe moral i klasës politike shqiptare, jo vetëm ndaj shoqërisë shqiptare dhe historisë, por edhe ndaj shtresës së ish-të persekutuarve politikë, të cilët vuajtën për dekada me radhë tmerrin e diktaturës më të egër komuniste ne Europë”
Korrik 2011
“PD ka hyrë në gjysmën e dytë të mandatit të saj qeverisës. Si e shihni përformancën e qeverisjes së saj?
Ky mandat, jam shprehur që në fillim të tij, është një mandat i kalbur që në embrion, dhe më vjen keq që kjo rezulton të jetë më se e vërtetë edhe sot pas dy vitesh qeverisje. Koalicioni me LSI-ne po i jep çdo dite PD-se një kosto të jashtëzakonshme. Nga kontaktet që kam në auditore universitare me përfaqësues të administratës publike, më rezulton që në administratë pothuajse nuk punohet që prej dy vjetësh, pra administrata publike është e paralizuar prej dy vjetësh, dhe është rritur korrupsioni dhe injoranca në mënyrë progresive në administratë.”
Janar 2012
Aleksandër Biberaj, ish zv.President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe një ndër përfaqësuesit më aktivë të së djathtës për hapjen e dosjeve shprehet se Shqipëria vazhdon të jetë e vonuar: “Janë dy rezoluta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që kërkojnë zbardhjen e krimeve të komunizmit, hapjen e dosjeve të policisë sekrete të kohës së diktaturës dhe dënimin e krimeve; njëra e vitit 1996 dhe tjetra e vitit 2006, që për fat të keq nuk janë marrë parasysh nga klasa politike.”
Përpjekjet më të fundit të klasës politike të Tiranës për të zbatuar Rezolutat e Këshillit të Europës dështuan para dy vitesh, kur në ditët e para të shkurtit 2010, Gjykata Kushtetuese anulloi ligjin e miraruar vetëm me votat e maxhorancës së djathtë aktuale. Kjo Gjykatë e gjeti ligjin në kundërshtim me Kushtetutën, jo në përputhje me standartet ndërkombëtare. Sipas saj ai shkelte të drejtat e njeriut. “Klasa politike aktuale vjen nga sistemi i kaluar, ka një mentalitet komunist dhe konflikt interesi ”, thotë Aleksandër Biberaj.
Hapja e dosjeve është sabotuar nga të infiltruarit e kohës së regjimit komunist në institucionet e sotme demokratike të Shqipërisë, është i mendimit Biberaj, nga ata që patën interes të jenë drejtues politikë. Dosjet u panë edhe si mundësi shantazhi ndaj politikanëve të caktuar.
Janar 2012
“Do të marr pjesë edhe në reformimin dhe krijimin e të djathtes së re shqiptare që do të konsolidojë demokracinë, shtetin ligjor në Shqipëri dhe do ta integrojë Shqipërinë në BE”
Mars 2012
“Tashmë është një nevojë dalja në skenën politike e një partie të re, për shkak se e djathta është në krizë", tha Biberaj. Për të cilin ky vend bosh në qendrën e djathtë të spektrit politik duhet të zihet menjëherë, duke nënkuptuar se pas koalicionit me LSI-në e majtë, PD nuk përfaqëson më të djathtën. E djathta në Shqipëri ka nevojë të reformohet dhe ne që luftuam për vite me rradhë për këtë gjë, nuk patëm hapësira brënda PD-së, kështu që do mundohemi ta bëjmë në mënyra të tjera.”
Maj 2012
“Aleksandër Biberaj, një prej nismëtarëve të formimit të kësaj partie shpjegon se janë në opozitë me modelin aktual qeverisës porse kanë marrëdhënie shumë të mira me strukturat e partisë demokratike dhe anëtarë të saj të cilët sipas tij po i afrohen Frymës së re demokratike.”
Maj 2013
“Kryeministri aktual do t’i humbasë thellë zgjedhjet, gjë që do të hapë edhe rrugën për reformimin e së djathtës. Përveç largimit të kryeministrit, ka edhe diçka tjetër shumë pozitive, pasi kryeministri do të marrë me vete edhe të gjithë ata që i thirri nën armë në koalicion, gjë që do të pastrojë një herë e mirë të djathtë e deformuar prej tij. Direkt pas zgjedhjeve, hapet rruga për krijimin e një të djathte të re, të moderuar dhe bashkëkohore.”
Maj 2013
“Aleksandër Biberaj ka deklaruar se ende nuk ka asnjë qëndrim politik.
Për Biberajn, problemi nuk qëndron tek lista, por tek mënyra se si është vendosur shpallja e kandidaturave të kësaj force politike. (FRD)
Biberaj thotë se partia që ai ka krijuar tashmë nuk po funksionon mbi bazën e meritokracisë, çka ka qenë dhe arsyeja kryesore pse ai është larguar nga Partia Demokratike.
Ndërsa ka shprehur kundërshtitë e tij ndaj vendosjes së emrave të kandidatëve për deputetë nga Bamir Topi, nënkryetari i FRD-së thotë se qëndrimin e tij do e bëjë me dije në ditët që do të vijojnë. Por nga sa ai deklaroi, nuk do të jetë çudi më largimi i tij nga forca politike që ai krijoi dy vjet më parë.”

Foto: Pjese nga postimi i Biberajt ne profilin e tij ne facebook)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
