TIRANE - Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, Sali Berisha u kërkoi zyrtarëve që mbështesnin njërin apo tjetrin kandidat për garën e PD,të jepnin dorëheqjen, por ky vendim duket se ka rënë në vesh të shurdhët për shumicën e vetë deputetëve apo dhe këshilltarëve të ministrave dhe anëtarëve të Kryesisë.
Eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, nuk i kanë shpëtuar etheve të fushatës që po kalojnë dy emrat që po garojnë për kreun e PD, Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Në postimet e saj, anëtarja e Kryesisë së PD, Mesila Doda poston fotot nga fushata e kandidatit Olldashi me strukturat e partisë.
Vetë ministrja Majlinda Bregu është pozicionuar në mbështetje të fushatës së Bashës, ku në foto nga aktiviteti i tij me strukturat e partisë është vënë re edhe deputetja e zgjedhur si dhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.
Një mbështetje tjetër për Bashën vjen nga deputeti Luçiano Boçi, deputet i Qarkut të Elbasanit apo dhe nga ministri Spiro Ksera. Burime nga strukturat e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, pohojnë se ministri në detyrë po lobon në mbështetje të kandidaturës së Bashës.
Edhe deputetët të tjerë, kryesisht të Qarkut të Elbasanit, qark ku Basha çeli dhe fushatën e tij për kreun e PD, janë renditur në krah të kandidaturës së tij. Por edhe deputetë të Tiranës, si Tritan Shehu, apo dhe të të tjerë shprehin mbështetjen për këtë figurë. Gjithësesi edhe Olldashi nuk mbetet pa mbështetës në këtë fushatë, të cilët më pak të ekspozuar lobojnë fort në strukturat e partisë në mbështetje të tij.
PERNASKA
Mbështetja qoftë nga Kryesia apo dhe deputetë që po u bëhet kandidatëve kryesorë që janë në garën për kreun e PD-së, nuk është e drejtë sipas anëtares së Kryesisë, Lajla Përnaska. Kjo sipas ish-deputetes së PD, mund të cënojë procesin e garës, e cila deri tani ka ecur me nota pozitive. “Unë nuk jam dakort që përfaqësues të niveleve të larta të mbështesin kandidatët për kreun e PD. Në mbledhjen e Kryesisë ne në parim ramë dakort për këtë gjë. Unë nuk marrë përsipër të bëj paragjykimin për ata që janë shprehur ose për këdo që mund të shprehet.
Personalisht i qëndroj këtij parimi dhe në gjykimin tim ai duhet respektuar nga të gjithë. Unë i qëndroj këtij parimi. Për mua është e rëndësishme që gara të jetë në nivelet më të mira të standarteve. Është hera e parë që bëhen zgjedhje të tilla në PD dhe duhen respektuar deri në fund parametrat maksimalë të garës, e cila do të sjell pastaj dhe mbështejen më të madhe të njerëzve në ditën e votimit”, shprehet për Shqiptarja.com anëtarja e Kryesisë së PD.
APELI I BERISHES
Në një mesazh drejtuar drejtuesve të lartë të PD, Sali Berisha bën apel që askush të mos mbështesë dhe influencojë në garën që po bëhet brenda PD. “Gara për liderin e ri të PD-së në tërësi po ecën shumë mirë dhe për këtë keni urimet e mia më të mira. Por gjatë ditëve të fundit, nga informacione të sigurta nga baza janë identifikuar disa raste zyrtarësh të administratës dhe ndonjë partiak që në kundërshtim të hapur me udhëzimin tim kanë: 1- bërë fushatë të hapur për kandidatin e preferuar; 2- ka pasur ndonjë rast që në sharlatanizëm të plotë kanë folur pa asnjë autorizim në emër edhe të drejtuesve të tjerë kryesorë të PD-së. Ndaj tyre janë marrë të gjitha vendimet që meritojnë. Ju kërkoj që të mos lejoni asnjë njeri të abuzojë me procesin tonë transparent. Përgjegjësinë, të drejtën dhe besimin e plotë për organizimin e procesit në territorin e degës/grupseksionit tuaj e keni vetëm ju”, iu drejtua Berisha të djathtëve.Ish-kryetari kërkoi dorëheqje për mbështetësit e fushatës.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com