Gara për kreun e PS në Tiranë
Tahiri e Zela prezantojnë platformat
Ka nisur sot gara për kreun e PS së kryeqytetit. Gara nisi në takimin me të zgjedhurit në asambletë e njësive numër 1, 2 dhe 3. Konkurrentët për të marrë drejtimin e Tiranës janë Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, të cilët prezantuan sot platformat e tyre para anëtarëve të partisë. Ilir Zela e vuri theksin te bashkimi i gjithë socialistëve të Tiranës, ndërsa Saimir Tahiri me anë të platformës së tij u përqëndrua në modernizimin e PS-së së Tiranës. Kryesocialisti Edi Rama që ishte i pranishëm, tha se kjo do jetë një garë e barabartë dhe transparente.
Ka nisur sot gara për kreun e PS së kryeqytetit. Gara nisi në takimin me të zgjedhurit në asambletë e njësive numër 1, 2 dhe 3. Konkurrentët për të marrë drejtimin e Tiranës janë Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, të cilët prezantuan sot platformat e tyre para anëtarëve të partisë.
Ilir Zela e vuri theksin te bashkimi i gjithë socialistëve të Tiranës, ndërsa Saimir Tahiri me anë të platformës së tij u përqëndrua në modernizimin e PS-së së Tiranës. Kryesocialisti Edi Rama që ishte i pranishëm, tha se kjo do jetë një garë e barabartë dhe transparente.
“Unë besoj tek forca e secilit prej jush, por edhe tek fuqia jonë e përbashkët për të lënë mënjanë cdo motiv, banal apo të rëndësishëm, që na bën ti rrimë njëri tjetrit me kokën mënjanë, dhe të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Deri më sot, kam përfaqësuar në parlament, në rrugë, në media e kudo kam pasur mundësi, asgjë më shumë se zërin tuaj dhe të çdo socialisti. Pa u trembur nga e vërteta. Pa bërë kompromis.
Të njëjtën gjë do vazhdoj të bëj nqs fitoj besimin tuaj për të përfaqësuar socialistët e Tiranës.
Unë besoj dhe do këmbëngul që pushteti politik, pushteti real, pushteti vendimmarrës, të jetë i juaji dhe i çdo socialiste të ndershëm që duhet të ketë zërin e vet në aksionin tonë politik” tha Tahiri.
“Përpjekjet e panumërta të opozitës socialiste kanë qenë të efektshme në denoncimin dhe nxjerrjen në pah të të gjitha sëmundjeve të pashërueshme të kësaj qeverisjeje. Dhunimi sistematik i lirive politike, fryma kërcënuese ndaj opozitarizmit përmes diktaturës së mohimit të mundësive, e kanë penguar jo pak suksesin e opozitës shqiptare. Prapëseprapë, shqiptarët nuk mund të pranojnë më gjatë akoma sakrifikimin e prespektivës së tyre dhe as do të lejojnë zgjedhën e korrupsionit qeveritar, të vazhdojë më tej bllokimin e rrugëve të zhvillimit dhe integrimit. Eshtë koha që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe opozita në tërësi të shtojnë përpjekjet dhe efektivitetin e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve për liri, drejtësi, dinjitet, punë, shtet e zhvillim.
Kontributi opozitar sot është mision atdhetar dhe patriotik! Në emër të këtij besimi kam ofruar gadishmërinë time për t’i shërbyer me kohë të plotë Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar, pikërisht në kryeqendrën e shqiptarëve, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Ofroj ekperiencën time të gjatë politike, aftësitë e mia intelektuale e menaxheriale, por mbi të gjitha pasionin tim atdhetar dhe vullnetin për të bashkuar të gjithë socialistët dhe opozitarët e kryeqytetas, kudo ku ata ndodhen” u shpreh Zela. ah/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18