Votimi për kreun e PD nis në orën 08.00 dhe përfundon më 19.00.

Votimi do të zhvillohet në 39 qendra votimi në të gjithë vendin.

Në Tiranë janë ngritur 7 qendra votimi.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e PD.

Zgjedhjet do të menazhohen nga komisioni i zgjedhor i PD që përbët nga kryetari Gjergj Lezhja, anëtarët Halit Shamata, Paulina
Hoti, Gazmend Dibra, Bahrije Isufi , Arben Ibro, dhe Genti Minarolli.

Procesi i votimit do të asistohet nga dy anëtarët teknikë Florian Xhuti dhe Albert Avduli.

Komisioni zgjedhor është vendosur në selinë e PD.

Votat do numërohen në Pallatin e Kongreseve pa praninë e mediave.

Do të ketë vëzhgues nga të dy kandidatët pranë çdo qendre votimi si dhe në qendrën e numërimit në Pallatin e Kongresve

Ankesat në lidhje me procesin e votimit që do bëhet me praninë e mediave dhe të numërimit pa praninë e mediave do të bëhet në Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të ngritur pranë PD.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)