TIRANE - Pas përfundimit të zgjedhjeve që do të mbahen në 22 korrik, ku emri më i përfolur për kreun e PD mbetet ai i Lulzim Bashës, një tjetër betejë do të fillojë brenda së djathtës.

Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar demokrat. Ndërsa Basha projektohet në krye të PD-së, dy nga kandidaturat më të mundshme për kreun e grupit parlamentar shihen Majlinda Bregu dhe Sokol Olldashi, pa përjashtuar mundësinë e rikonfirmimit të Patozit.

Megjithatë Bregu, e cila ashtu si Basha, e nisi karrierën e saj në PD nga radhët KOP-it, njihet si bashkëpunëtorja më të afërt e Bashës, i cili e kishte në krah edhe gjatë fushatës së demokratëve për zgjedhjet e 23 qershorit në Tiranë. Nga ana tjetër, Olldashi mund të shihet si personi i duhur për të përfaqësuar zërin e PD në Kuvend, qoftë edhe si një “shpërblim” për futjen e tij në garë për kryetar të partisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)