Për të qenë kandidat për postin e Presidentit të FSHF në zgjedhjet e 7 shkurtit, duhet që të paktën të propozohesh nga një klub. Deri tani në garë janë Duka dhe Fino, por nga cilët klube janë propozuar?

Klubi i Korabit ka bërë kërkesën zyrtare për Dukën duke e mbështetur për mandatin e pestë. Ndërsa për Bashkim Finon ka dorëzuar propozimin Lushnja, ndërsa nesër do të dorëzojë Flamurtari.

Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së do të zhvillohen më datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

d.b/shqiptarja.com