Gara për Sekretarin e Partisë
Demokratike mbyllet këtë javë

Gara për Sekretarin e Partisë<br />Demokratike mbyllet këtë javë
Brenda kësaj jave Partia Demokratike do të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm të saj. Burime brenda opozitës konfirmojnë faktin se para ditës së shtunë Partia Demokratike do të mbyll garën për Sekretarin e Përgjithshëm.

Mesa duket strukturat e Partisë Demokratike, megjithëse me një hap të ngadaltë janë në rrugën e rikonfigurimit të tyre. Prej disa ditësh gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së është hapur mes tre kandidaturave. Enkeled Alibeajt, Arben Ristanit dhe Eduard Selamit janë emrat që synojnë drejt këtij posti të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike.

Megjithatë zërat brenda opozitës pohojnë faktin se Eduard Selamik Ky do të jetë numri dy i Partisë Demokratike. Nga ana tjetër nëkryetarët e kësaj partie mbeten ende në pikpyetje. Ka një konfuzion brenda radhëve të PD-së sa i përket kësaj çështje, nuk ka kandidatura dhe as udhëzime se si do vijohet më tej për rikonfigurimin e plotë të strukturave të Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën