Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë "OK" të 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit. Tashmë "topi" është në duart e Grupeve Parlamentare për të mbështeut me frimë kandidatët në listë. Që kandidatët të kalojnë për votim në Kuvend, duhet që së pari të sigurojnë 28 firma deputetësh.
Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat, ndërkohë që nga PS, asnjë deputet, ende s'ka firmosur.
Më herët, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t'i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës.
Kandidaturat për Avokat të Popullit i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë të përzgjedhur në radhët e kandidatëve që përmbushin kriteret kushtetuese e ligjore dhe meritën, sipas vlerësimit të Komisionit.
Një deputet mund të mbështesë vetëm një kandidaturë për pozicionin e Avokatit të Popullit. Mbështetja e kandidatëve duhet të paraqitet brenda datës 2 dhjetor 2025.
Komente











