Gara për Drejtor të Drejtorive Vendore të Policisë! ja lista me 43 kandidatë (EMRAT)

Tirane-

12 drejtoritë e qarqeve të Policisë së Shtetit shumë shpejt do të kenë drejtuesit e rinj. Gara e hapur për aplikime prej më shumë se një jave u përmbyll me shfaqjen e interesit të 43 punonjësve me gradën “drejtues”. 8 nga 10 drejtues aktual kanë kërkuar sërish emërim si drejtor qarku, në mesin e tyre Tonin Vocaj, kryepolic i Tiranës. Njëlloj si Vocaj, në garë janë edhe drejtorët e Lezhës, Kukësit, Vlorës, Korçës, Fierit, Durrësit dhe Gjirokastrës, përkatësisht Alfred Elezi, Artan Bajraktari, Ermal Muça, Gjovalin Loka, Lorenc Panganika, Skënder Hita dhe Ardian Çipa.

Ambicien për drejtues qarku e shfaqën edhe zëvendësdrejtorët e Tiranës, Alket Shatra e Luigj Vathi, me eksperiencë të gjatë. Nga drejtimi për disa vite e Policisë Rrugore, Altin Qato kërkon sërish drejtori qarku, njëjtë si Erion Ahmeti, ish-shef i Policisë Rrugore të Tiranës. Niko Brahimaj, pas vitesh drejtues qarqesh, së fundmi drejtues i Policisë Shkencore, kërkon rikthimin. Nga drejtimi i Forcës së Posaçme Operacionale kërkon postin e drejtorit të qarkut, Vilson Bala. Lorenc Meta, Gentian Berberi dhe Elton Alushi, nga zëvendësdrejtor në qarqet Korçë, Lezhë dhe Vlorë, kërkojnë katapultim në drejtor qarku. I vetmi shef nga 8 komisariatet e Tiranës, Edvin Ndreu, së fundmi shef në Komisariatin nr. 6 është pjesë e garës.

Në vijim, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve do të caktojë një datë për intervistimin e të gjithë kandidatëve. Faza e radhës është caktimi i nga 3 kandidaturave për secilin qark, 36 në total, pikëzimi i tyre dhe faza e fundit emërimi i vetëm njërit si drejtues për secilin qark, me firmën e kryepolicit. Përzgjedhja e drejtuesve të 12 qarqeve të Policisë së Shtetit bëhet për garë për herë të parë. I njëjti proces u bë disa javë më parë për drejtor të përgjithshëm, ku u përzgjodh Ilir Proda. Pas përfundimit për drejtues qarqesh gara do të hapet sërish për zv/drejtor të përgjithshëm, drejtor departamentesh dhe shefa komisariatesh në rang vendi.

43 kandiadatë për drejtorë policie 
(Renditja sipas rendit alfabetik)
 1- Tonin Vocaj
 2- Erion Ahmeti
 3- Ardian Çipa
 4- Fatmir Lleshaj
 5- Ardrit Elmazi
 6- Luigj Vathi
 7- Lorenc Shehu
 8- Adriatik Tafçiu
 9- Artion Duka
10-  Lorenc Panganika
11- Ermal Muçaj
12- Gentian Berberi
13-  Sokol Cana
14- Gazmend shehu
15- Shkëlzen Rexhepi
16- Akil Kalo
17- Izet Hysa
18- Dritan Lena
19- Fatmir Hoxha
20- Altin Merizaj
21- Vilson Bala
22- Skender Hita
23- Lorenc Meta
24- Luan Mema
25- Gjovalin Loka
26- Kujtim Gjoka
27- Ervin Ndreu
28- Ndue Doçi
29- Sulë Cara
⁠30- Islor Islami
31- Artur Shira
32- Dritan Malaj
33- Niko Brahimaj
34- Bedri Hasanaj
35- Alket Shatro
36- Altin Qato
⁠37- Artan Bajrajtari
38- Elton Alushi
39- Alfred Nomani
40- Erzen Cera
41- Altin Mena
42- Alfred Elezi
⁠43- Elidon Çela

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jugu: 09/11/2024 20:31

    Lista nuk eshte sipas alfabetit shqip.

    Përgjigju
  • Rumani.E: 30/10/2024 15:12

    Keta jane te gjithe per te 313 padiskutim

    Përgjigju
  • Doli: 30/10/2024 15:04

    Sikur thane qe rrykot e Saukut do ti "rionin"???? Dhe Tonin pyke Voci i pari ne liste!!!

    Përgjigju
  • Turi: 30/10/2024 14:52

    Rendi alfabetik nuk esh keshu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë