Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, Komisioni interviston 11 kandidatët! Ministri i çon Ramës emrin e njërit të premten! Ja 3 favoritët

TIRANË-  Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, 11 kandidatët në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u intervistuan në Ministrinë e Brendshme nga komisioni i posaçëm në kontrollin final. Lista e emrave të pikëzuar i dorëzohet ministrit të Brendshëm, i cili i propozon Kryeministrit emrin më të përshtatshëm.

Një e nga një, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit erdhën në ministri me ambicien për të marrë dakordësinë e komisionit për të drejtuar strukturën më të rëndësishme të rendit dhe sigurisë në vend.

30 minuta kishin në dispozicion të shpalosnin platformën e tyre para komisionit ad-hoc të përbërë nga zv/ministri Besfort Lamallari, sekretarja e përgjithshme Suzana Hoxha dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mbikëqyrës të komisionit ishin edhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit.

I pari që u përball me komisionin herët në mëngjes ishte Adriatik Tafçiu, sipas rendit alfabetik, aktualisht shef sektori pranë drejtorisë së përgjithshme, ndjekur nga Altin Mena, zv/drejtor i Policisë së Lezhës, konsideruar si kandidaturë potenciale, edhe pse pa mbajtur mbi supe role drejtuese më herët. I radhës ishte Ardian Çipa, me karrierë të gjatë brenda bluve dhe së fundmi drejtues në Gjirokastër, ndjekur nga drejtuesi i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, Gentjan Shehaj.

Edhe pse nuk mundi të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Idajet Faskaj shfaqi interes edhe në garën për kryepolic. Pas tij, para komisionit u paraqit Ilir Proda, drejtor i qarkut të vështirë të Policisë së Elbasanit, një tjetër kandidaturë serioze dhe favorite për të zënë vendin e Muhamet Rrumbullakut. Në vijim u pyetën Lutfi Minxhozi i zyrës së Europol në Tiranë, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ndjekur nga Pëllumb Seferi, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare, me një eksperiencë të gjatë në marrëdhëniet me Interpol, si dhe drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Rebani Jaupi.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Durrësit, një prej emrave favorit, falë sukseseve të viteve të fundit në krye të disa qarqeve, përfshirë Dibrën dhe Shkodrën.

Komisioni pritet të përzgjedh 3 emrat më të kuotuar, të cilët do t’i kalojnë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Vetëm njëri prej tyre do t’i kalojë Kryeminstrit Edi Rama të premten, i cili javën e ardhshme pas mbledhjes së qeverisë, firmos emërimin e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gara për kreun e bluve u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, 2 vite pas marrjes së detyrës, imponuar nga miratimi i ligjit të ri të policisë, i cili parashikon zgjedhjen me konkurs të kryepolicit. Drejtori i ri pritet të ketë sfidë vitin e ardhshëm, përveç rendit dhe sigurisë, organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

11 kandidatët në garë
1. Adriatik Tafçiu - Shef Sektori, DPPSH 
2. Altin Mena – Zv/drejtor i DVP Lezhë
3. Ardian Çipa – Drejtor i DVP Gjirokastër
4. Gentjan Shehaj – Drejtor i Kurrikulave, Akademia e Sigurisë
5. Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
6. Ilir Proda – Drejtor i DVP Elbasan
7. Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8. Neritan Nallbati – Drejtor i Policisë Kriminale, DPPSH
9. Pëllumb Seferi – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare 
10. Rebani Jaupi – Drejtor për Rendin dhe Sigurinë, DPPSH
11. Skënder Hitaj – Drejtor i DVP Durrës
3 emrat më favoritë
Altin Mena
Ilir Proda
Skënder Hitaj

 

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luka: 26/09/2024 02:27

    Ju beni gara per komandant kurse policat e rrugores po bejn gara kush vjedh me shum me gjobat

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/09/2024 17:33

    Çipa? Hahahahaha Hahahahaha

    Përgjigju
  • Vitrina: 25/09/2024 14:52

    Farsa e radhës!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes