Kreu i Departamentit për të Përndjekurit dhe ish Pronarët në PD, Belind Këllici ka dhënë dorëheqje nga funksioni, për tu bërë pjesë e garës së sapo shpallur për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Këllici shkruan në Facebook se misioni i tij është  për t'i dhënë zë të rinjve. "E di që është përgjegjësi e madhe, pasi të rinjtë janë zemra e PD, por unë nuk do të rresht për asnjë çast së punuari për secilin prej jush", shkruan Këllici. 

kellici