Më 11 korrik do të zhvillohet faza e tretë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë fazë 7 kandidatët e kualifikuar do të testohen fizikisht, duke zhvilluar vrapime dhe ushtrime të tjera.
Ky test do të ndiqet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.
Kujtojmë se drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.
Komente

