TIRANE- Pa kaluar vettingun të gjithë kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, përzgjedhja e drejtuesit të këtij institucioni të ri të dalë nga reforma në drejtësi, do të mbetet pezull.

Report Tv mëson se komisioni përzgjedhës duke u bazuar në ligjin për kreun e BKH-së ka vendosur të presë kalimin në vetting për 7 kandidatët të cilët ende si janë nënshtruar atij, 6 prej tyre efektivë policie dhe prokurorin Ylli Pjetrnikaj.

E vetmja që ka kaluar vettingun duke u certifikuar është numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Hanaj. Ndërsa 7 kandidatët e tjerë të cilët vijnë nga radhët e policisë ende nuk e kanë kaluar këtë filtër.

Këtë të mërkurë Hanaj dhe tre kolegët e saj mes tyre Ardian Cipa, Ervin Hodaj dhe Artur Beu plotësuan dhe fazën e intervistimit me gojë pranë komisionit.

Ata janë përgjigjur për njohuritë ligjore dhe ligjet e reformës në drejtësi, vizionin e tyre nëse përzgjidhen në krye të BKH, koordinimin e punëve ndërmjet institucioneve si dhe menaxhimin e dosjeve hetimore që do të kenë oficerët e policisë gjyqësore pranë BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë me Oficerë të Policisë Gjyqësore e cila do të jetë në varësi të prokurorisë së posaçme SPAK për kryerjen e hetimeve kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa të enjten procesin e intervistimit do ta realizojnë katër kandidatët e tjerë, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Ylli Pjetërnikaj si dhe Ideajet Faskaj.

Aida Hajnaj

Ardian Çipa