Gara për kreun e PD, Edith Harxhi: I njoh zgjedhjet e 25 prillit! PS fitoi, shifrat flasin vetë (VIDEO)

Edith Harxhi, kandidate për kryetare e PD-së tha sot se ajo e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. E pranishme në Berat, në një takim me demokratët, Harxhi u shpreh se zgjedhjet janë njohur edhe nga ndërkombëtarët dhe se shifrat tregojnë fitoren e PS.

"Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që  vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri?", tha ajo.

Harxhi është e vetmja nga katër kandidatët për kryetar të PD-së që ka pranuar hapur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë, kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar 25 prillin si "masakër zgjedhore", duke akuzuar PS-në se ka deformuar vullnetin e zgjedhësve.

I pranishëm në takim ishte edhe Bujar Nishani, pjesë e "Grupit për PD", i cili nuk i kurseu sulmet ndaj Bashës. Ndalur te deklarata e Bashës se nuk do të presë zgjedhjet e 2025 për të rrëzuar Ramën nga posti i kryeministrit, Nishani tha se 'historitë' me zgjedhje të parakohshme kanë që nga viti 2015 që thuhen.

“Këto historitë me zgjedhje të parakohshme, kemi që nga 2015 që e themi me njëri tjetrin, tani ka ardhur koha e së vërtetës. Nuk dëbon dot mua as Basha, asnjë, unë jam anëtar i PD-së. Unë jam për betejë, për luftë. Nëse deri në dhjetor do të mundet Edi Rama, apo 2022, apo 2024 si kryeministër unë do të kërkoj falje të madhe. Nëse bën një projekt, rritesh dhe hapesh dhe përfaqësohemi në të gjithë Shqipërinë me personazhe që mbledhin vota, e rrëzojmë edhe për dy vite Edi Ramën. Por nëse ju besoni se do të rrëzohet në shtator, unë nuk e besoj, ata që e thonë këtë nuk thonë të vërtetën” tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja