Kandidati në garën për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli zhvilloi sot një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë, nga ku nuk la pa shigjetuar edhe kreun aktual të të djathtëve, Lulzim Bashën.
Sipas Kadillit, Rama nuk largohet nga pushteti duke thirrur 'Rama ik', duke ironizuar protestat e opozitës, ndërsa thekson se, sipas tij, Basha e ka kuptuar gabim opozitën.
Kadili u shpreh se PD, nën drejtimin e Bashës u fokusua tek kauza të vogla, duke përmendur çështjen e Teatrit dhe Astirit, por shton se opozita nuk mund të identifikohet me këto kauza. Kadilli vuri theksin te nevoja për kauza programore dhe jo kauza 'rastësore të gjetura në rrugë si sende'.
"Ai nuk largohet duke i thënë 'Rama ik', duhet të jemi ne të zotë të ngremë një baticë të madhe elektorale për ta përjashtuar atë nga pushteti. Nëse nuk e bëjmë dot këtë, nuk është faji i askujt, përveç liderit. Ndaj mora vendimin por të dalë këtu sepse e kam parë sesi e ka kuptuar gabim ai opozitën, ka shkuar drejt një opozite spontane me kauza që i gjen në rrugë si sende. Si Astiri, dializa, pse këto ishin hapësirat e vetme korruptive? Do kaloni mbi trupin tonë për të bërë këtë apo atë, me kauza të vogla. Opozita jep mbështetje morale por nuk mund të identifikohemi ne me kauza. I harxhon energjitë 1 vit e gjysmë me Astrin, ndërsa ata morën lekët në xhep e ikën se kishin ndërtime pa leje, kjo është të mos bësh kauza programore, por rastësore që mbyllen në mënyrë shumë të paqartë. Kjo është të konceptosh totalisht gabim", u shpreh Kadilli.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17