TIRANE - Kjo javë pritet që të jetë shumë vendimtare për Partinë Demokratike pasi përkon dhe me fillimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, pas 22 vite të drejtimit nga Sali Berisha. Pas dorëheqjes, si pasojë e humbjes së thellë përballë koalicionit të majtë, të djathtët janë në udhëkryq për të gjetur figurën e cila do të drejtojë PD-në drejt zgjedhjeve vendore të 2015-s, që do të jenë edhe sfida e parë për kreun e ri.
Sot në mbrëmje pëfundon regjistrimi online i të gjithë anëtarësisë së PD-së. Rreth 102 mijë anëtarë pritet që të votojnë së shpejti për emrat e kandidatëve të PD-së. Procesi i zgjedhjes pritet të nisë në muajin gusht ndërsa në shtator është përcaktuar afati limit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
Më i kuotuari nga kandidatët është Lulzim Basha, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, i vetmi që ka fituar përballë Edi Ramës dy vjet më parë, edhe pse mes shumë kontestimeve.
Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar të vitit 2005 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike në Tiranë, duke qenë përgjegjës për ekspertët dhe komisionet e KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljen e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike. Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti dhe shërbeu si zëdhënës i PD-së gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005, në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku shërbeu për një peri-udhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007. Në vitin 2007 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, do t’i kërkonte parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga ndjekja penale në mënyrë që ai mund të fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Por, shumë shpejt do të vinte edhe hakmarrja ndaj Sollakut, i cili do të shkarko-hej nga e djathta.
Pas zgjedhjeve të vitit 2009, Basha u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha, ku ishte dhe një nga drejtuesit e Policisë në 21 janar, ku mbetën të vrarë katër demonstrues të opozitës. Por, ngjitja e shpejtë në strukturat më të larta drejtuese të PD-së brenda 8 viteve ngjalli jo pak xhelozi dhe te Sekretari Organizativ, Ridvan Bode dhe te kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të dy pretendentë të fortë për të zënë vendin e Berishës, nëse PD do të humbte.
Por, pas humbjes së thellë edhe në zonat e tyre, si Ridvan Bode, ashtu edhe Jozefina Topalli, janë shprehur se nuk kanë në plan që të garojnë për kreun e PD-së. Aq më tepër që në PD është ende si deputet dhe një figurë e fortë si kryeministri Sali Berisha, i cili mbështet fuqishëm Lulzim Bashën.
Një tjetër kandidaturë që pritet të garojë është edhe ministri i transporteve Sokol Olldashi. Edhe Olldashi ka tentuar të përballet direkt me liderin e së majtës, Edi Ra-ma, për kryetar bashkie në Tiranë, ndonëse pësoi një humbje të thellë me 20 mijë vota diferencë. Që nga koha e studimeve për jurisprudencë fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqip-tare dhe më pas në gazetën “Albania”, më vonë bëhet kryeredaktor i televizionit ATN.
Vihet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe në vitin 2001 zgjidhet de-putet në Parlament. Në vinitn 2005 mban postin e Ministrit të Brendshëm, Që nga viti 62007, emërohet në postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë Berisha. Ministri Olldashi është një nga ministrat më jetëgjatë të qeverisë Berisha. Gjithsesi, pas rezultateve të dobëta në qarkun e Fierit, ka pak shanse. Burime nga PD thonë që një tjetër kandidaturë do të jetë nga qarku i Elbasanit.
Nuk do të jetë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili kryesoi garën e PD-së në këtë qark, por Eduard Selami. Humbja në zgjedhje e Imamit por edhe skandalet e njëpasnjëshme në dikasterin që ai drejton, kanë ulur ndjeshëm reputacionin në radhët e demokratëve.
Eduard Selami, edhe pse shihet si një ardhje e re në këto zgjedhje, pas një largimi shumëvjeçar, vështirë se do të arrijë të bindë grupet brenda PD-së.
Ata që e kanë konfirmuar se do të jenë në garë është dhe Aleksandër Biberaj dhe Flamur Buçpapaj, të dy përfaqësues të Lëvizjes së Dhjetorit.
(shekulli/lt/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com