Gara për kreun e PD, Shehaj nga Shkodra: Rama i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, për ta mundur duhen njerëz të ndershëm! Basha të bënte më shumë që të fitonte

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj po zhvillon takime në Shkodër ku po prezanton platformën për drejtimin e partisë. Duke theksuar se kyedemokrati Lulzim Basha dështoi në drejtimin e PD, Shehaj deklaroi se Rama është i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, sepse sipas tij mund ta mundë Bashën çdoherë.

Shehaj është i bindur se me Lulzim Bashën në krye demokratët i pret një tjetër disfatë në zgjedhjet e radhës, ndaj dhe të qenit pjesë e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike e sheh si ndryshim të domosdoshëm dhe një shërbim që po i bën PD. Ndonëse tha se ka patur blerje të votave, Shehaj shtoi se PD nuk mundi të fitonte. Një arsye kryesore e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Shehaj thotë se është fakti që qytetarët nuk besuan se Pd mund të qeverisë më mirë se Rama.

“Basha e filloi me protetsta me bojkote dhe me zgjedhjet por dështoi e ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. Sdo të marrë përsipër atë që u bëri demokratëve. Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se Pd smund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se Shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besun se ne mund të qeverisim më mirë se Rama.

Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD. Rama është i i nteresuar që të mos ndryshojë lidership i Pd sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na  duhn njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e Pd por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri, me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep”.

Shehaj theksoi se çdo lider që humb duhet të japë dorëheqjen, madje këtë shtoi se do ta vendosë edhe rregull në statut nëse bëhet kryetar i PD. Edhe më parë Shehaj është shprehur se Basha nuk e çon dot PD drejt fitores, për këtë arsye vë theksin se ai duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidonte sërish. Për Shehajn, zanafilla e humbjes në 25 prill është tek vendimet e marra gjatë gjithë qëndrimit në opozitë nga ana e Lulzim Bashës, ku më kryesoret liston djegien e mandateve dhe mos-pjesëmarjen në zgjedhjet lokale 2019.

Në 13 qershor, Partia Demokratike zgjedh kryetarin e saj të ri. Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për postin drejtues në PD. Zgjedhjet u kërkuan të zhvilloheshin sa më shpejt, pasi e djathta humbi sërish zgjedhjet parlamentare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
Shehaj: Kam punuar me mish e shpirt që PD të fitonte më 25 prill, s'po i dal kundër! Çdo lider që humbet, duhet të japë dorëheqjen

 

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka deklaruar se ka punuar fort që Partia Demokratike të fitonte më 25 prill, por nuk ia doli. Ndonëse thotë se ka patur parregullsi, thekson se është fakt që nuk arriti ti fitojë zgjedhjet.

“Kam punuar me mish dhe me shpirt që të fitonim zgjedhjet në 25 prill. Ne sjemi në pushtet, nuk arritëm të shkonim në pushtet. Ka patur parregullsi, por ky është fakt. Gara e forcon PD, konkurenca e forcon, mendimi ndryshe e forcon, nuk po dal kundër PD, unë po kandidoj ti shërbej Pd. Deri dje e kam shërbyer si deputet i PD, si kryetar. Unë kam punuar për Pd besoj në PD dhe do vazhdoj të jem në PD. Asgjë sështë personale, jam vetëm në borxh ndaj Pd për atë që ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet dhe për atë që më bëri më afroi, unë kam qenë mirënjohës që PD më ka hapur dyert e saj. Kandidatura ime për ti shërbyer PD”, tha Shehaj.

Ndërkaq Shehaj tha se çdo lider që humbet, sipas tij duhet të japë dorëheqjen. Këtë tha Shehaj do ta vendosë në statut nëse zgjidhet në krye të PD.

“Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut nëse zgjidhem kryetar. Ne duhet të punojmë, ajo që na takon sot është të forcojmë PD. Smund të forcojmë besimin e qytetarëve nëse nuk forcojmë PD”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 27/05/2021 17:46

    Ja pse nuk rinovohet PD,nuk e le Rama. Mire. Nje pyetje per te ndershmit e PD.A distancoheni ju nga krimet dhe qendrime antikombetare te PD dhe kreut te saj Sali Berisha ne keto 30 vite,per te cilat shkruan shtypi cdo dite??Apo ju pengon Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg