Lulzim Basha vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve që do të mbajnë për kreun e ri të Partisë demokratike. Kësaj radhe, Basha është ndalur në një takim me demokratët e Divjakës, ku ka prezantuar pikat e tij të programit, ndërsa thekson se PD po riorganizohet për të qenë instrumenti i qytetarëve për të ndryshuar sistemin politik, por edhe për të përfaqësuar ata qytetarë që nuk i përfaqëson ky sistem politik
Basha ka ripërsëritur propozimet e tij për listat të hapura; vetting-un në politikë; kufizimin e mandateve, si edhe përfshirjen e votës së diasporës në zgjedhje.
“PD po riorganizohet për të qenë instrumenti i qytetarëve për të ndryshuar sistemin politik që nuk i përfaqëson më. Listat e hapura vetëm fillimi…Partia Demokratike po rioganizohet për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve dhe instrumenti i tyre për ta ndryshuar këtë sistem politik që nuk i përfaqëson më. Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë radhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë te njëjtat vlera me ne: Për aleancën tonë me partnerët strategjikë; Për luftën pakompromis ndaj korrupsionit; Për pastrimin e politikës dhe për t’u dhënë fuqi shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre.
Aleanca Qytetare për Demokracinë do të formësojë një mazhorancë reformuese duke nisur me: Listat e hapura; Vetting-un në politikë; Kufizimin e mandateve; Votën e diasporës. Me mbështetjen e demokratëve, përgjegjësia ime do të jetë, të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që beson në këto vlera. Me këto transformime ne synojmë rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë", shkruan Basha.
Ndërkohë, Basha ka prezantuar edhe disa propozime të reja, mes të cilave zgjedhja e presidentit drejtpërdrejtë nga populli, si edhe numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti.
“Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit; Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti; Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë; Zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteteve. Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika”, shkruan Basha.
Fushata do të zgjasë nga 24 qershori deri më 27 korrik, siç vendosi mes debateve kryesia e PD-së. Fushata e dy kandidatëve, Bashës dhe Gjergji Hanit, do të shtrihet në dy rrafshe, debatet me praninë mediatike dhe takimet e mbyllura. Fushata, do të përfshijë të paktën 6 debate të 2 kandidatëve përballë njëri-tjetrit. Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së do të mbahen më 29 korrik.
Ma te shpifet se bon mo nona !
Përgjigju