Gara për pasuesin e Angela Merkel

Gara për pasuesin e Angela Merkel

Më 16 janar 1,001 parlamentarë, funksionarë të partive dhe kryetarë të bashkive të qyteteve të vogla dhe do të bëhen pjesë e një kongresi virtual të Bashkimit Demokristian (CDU) partia në pushtet në Gjermani dhe do të zgjedhin udhëheqësin e ri të partisë. Fituesi i kësaj gare do të jetë edhe favoriti për të pasuar Angela Merkel si kancelare sapo ajo të largohet nga detyra pas zgjedhjeve në Shtator. Sidoqoftë, delegatët nuk kanë shumë zgjedhje. Të tre kandidatët - Armin Laschet, Norbert Röttgen dhe Friedrich Merz - janë të gjithë avokatë të stërvitur të moshës midis 55 dhe 65 vjeç.

Secili ka luftuar për të gjetur një mesazh të veçantë  në një fushatë e cila është ndërprerë për gati një vit nga pandemia. Dhe të tre vijnë nga i njëjti shtet: North Rhine-Westphalia, landi më i populluar nga 16 Landet e Gjermanisë. 18 milion banorë  të landit, mbi një e pesta e totalit të Gjermanisë - do ta bënin atë vendin e shtatë për nga madhësia në Bashkimin Evropian.

Merz dëshiron t’i jap fund epokës së Merkel, kancelarja më jetëgjatë  në Gjermani. Politikani liberal kandidoi për kryetar të CDU edhe në 2018 por u mposht nga Kramp-Karrenbauer.

Nga 2000-2002 ai ishte udhëheqës i grupit parlamentar në Bundestag derisa Merkel e largoi atë nga detyra – që nga ajo kohë ai ka qenë rivali i saj.  Merz nuk ka përvojë qeveritare. Nëse  do të ishte në krye të partisë, ai mbase mund të fitonte simpatinë e ish-votuesve të CDU-së, të cilët janë kthyer drejt Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Laschet nga ana tjetër dëshiron të ndjek politikat e Merkel. Ai është kryeministër i North Rhine-Westphalia. Laschet është i vetmi kandidat i cili duhej të merrte vendime të rëndësishme gjatë pandemisë.

Kandidati tjetër Röttgen mund të jetë surpriza edhe pse ka shumë pika që janë kundër tij. Në 2012 ai humbi zgjedhjet për kryeministër në North Rhine-Ëestphalia. Më pas Merkel e largoi nga posti I ministrit të mjedisit.  Ai shprehet se mbështet një politikë moderne të qendrës e dëshiron të luftojë ndryshimet klimatike. Mes dy kandidatëve të tjerë Rottgen e përshkruan veten bashkëpunues.

E megjithatë nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën, atëherë pritet të zhvillohet një balotazh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve