Në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, ka theksuar se platforma e tij synon të rikthejë të djathtën në identitet. Partia Demokratike, tha ai, po shkon nga humbja në humbje, pasi ka braktisur shtyllat kryesore, nga çështja e pronave deri tek të përndjekurit.
“Po vazhdojmë të humbasim se kemi braktisur demokratët, kemi braktisur strukturat, kemi braktisur demokracinë, dhe do të rikthehemi më të fuqishëm vetëm kur të vendosim këto themele, më të forta se i kemi pasur”, tha Selami.
Selami, kërkon një analizë të sinqertë, pasi siç u shpreh ai asgjë nuk zgjidhet duke dalë në dritare dhe gjetur gabimet tek të tjerët.
“Është koha për një analizë të sinqertë, dhe ti shikojmë gjerat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundershtari, kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur dicka nuk shkon, gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajsuar të tjerët, nuk janë ata që ecin përpara dhe kanë sukses”, tha Selami.
Ai thotë se në këto zgjedhje do fitojë modeli bashkëkohor i lidershipit, që sipas tij fatkeqësisht Shqipëria nuk e ka. Por si më të rëndësishëm, Selami, sheh që nga ky proces, Partia Demokratike të dalë e bashkuar dhe të gjejë rrugën e ringritjes.
“
Unë jam i bindur që në këto zgjedhje do fitoi modeli bashkohorë i lidershqipit që fatkeqësisht shqipëria e ka humbur. Po kaq ka rendësi që nga ky proces të dalim të bashkuara të ringrihemi, kundershtari nuk është mes nesh”, tha Selami.
Garën, Selami e cilëson të pa barabartë, por thotë se është futur me qëllim për të përmirësuar dhe për të dhënë eksperincën e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.6%
-
Nuk lëviz
34.2%
Vota total: 3105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli
8 Gusht, 18:08
-
Spahiu: Nëse Kurti pengon projektin 'franko-gjerman', para se Trump të vijë në pushtet, rrezik për Kosovën
8 Gusht, 18:01
-
Vrasja e ndodhur në 2010 në Gjermani! Shqiptari arrestohet pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit
8 Gusht, 17:58
-
Ironia e Spahiut: Pse opozita nuk protestoi sot para Bashkisë Himarë, por në Bashkinë e Tiranës?
8 Gusht, 17:53
-
Spahiu thirrje Edi Ramës: Mos e betonizo Dhërmiun dhe Himarën, si Berisha 'Shkëmbin e Kavajës'
8 Gusht, 17:48
-
Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë
8 Gusht, 17:39
-
Të shpresosh tek fitorja, se ata që urrejnë Ramën, janë më shumë se ata që urrejnë Berishën
8 Gusht, 17:39
-
Ja pse duhet të mendoheni dy herë, para se të pini ujë nga shishet plastike
8 Gusht, 17:35
-
Ligji i ri i ‘Diplomacisë’! Mandati i ambasadorit 4 vjet, futet për herë të parë ‘Akademia Diplomatike’
8 Gusht, 17:31
-
A s’të vjen marre? Stresit nuk i del e keqja ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë
8 Gusht, 17:18
-
‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e të huajve
8 Gusht, 17:09
-
Vrasja në azilin privat në Tiranë, arrestohen 2 infermieret e turnit, nuk kallëzuan ngjarjen
8 Gusht, 17:08