Një nga 14 njerëzit më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg pritet të kandidojë për President të SHBA.
 
Sipas mediave amerikane, kjo është një risi që konsiderohet surprizë, pasi emri i tij nuk ishte lakuar më parë.
 
Bloomberg është duke u bërë gati që të përfshihet në garë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një kandidat i denjë dhe i fortë.

Duke qenë një nga 14 personat më të pasur në Amerikë, ai duket se ka vendosur që të vërë në dispozicion të garës elektorale një vlerë prej 1 miliard dollarësh, nga 35.5 miliard dollar që disponon.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)