Gara për Shtëpinë e Bardhë: Donald Trump dhe Joe Biden orët e fundit të fundit për të bindur votuesit e pavendosur (VIDEO)

Kur kanë ngelur vetëm pak orë nga mbajtja e votimeve për president të SHBA, të dy kandidatët Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden po përpiqen të bindin votuesit e fundit, duke përdorur argumentet e tyre më të forta gjatë fushatës.

Numri i madh i votuesve që kanë ushtruar të drejtën e votës deri tani mbi 92 milionë të bën të  se ka një interesim të madh për garën, në një vend thellësisht të ndarë.

Sondazhet e opinionit publik e kannë nxjerrë gjithmonë kandidatin demokrat para, por presidenti ka një avantazh në disa shtete, që potencialisht i japin Trumpit 270 votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili e përcakton fituesin.

Biden bëri dy paraqitje të dielën në Pensilvani - një shtet që Trump mezi e ka fituar në vitin 2016, por që, sipas sondazheve, tani udhëhiqet nga Biden, ku theksoi edhe njëherë se platforma e tij është e duhura.

"Dhe po ne zgjedhim të vërtetën mbi gënjeshtrën, gënjeshtrat që ai përsërit. Është koha të ngrihemi. Është koha të rimarrim demokracinë tonë. Ne mund t’ia dalim. Ne jemi më të mirë sesa kemi qenë. Mund të bëjmë më të mirën, këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

Në Filadelfia, Biden apeloi te komuniteti afrikano-amerikan dhe kërkoi nga secili që nuk ka votuar ende, të paraqitet në ditën e zgjedhjeve dhe nuk humbi mundësinë të akuzojë sërish Trump për përgjigjen thuajse kriminale sipas tij ndaj krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Kreu i shtëpisë së Bardhë zhvilloi fushatë në Ajoua, Miçigan, Karolinën e Veriut për të vijuar më pas në Xhorxhia dhe Florida. Të gjitha shtetet ku gara duket shumë e ngushtë.

“Qytetarë krenarë si ju ndihmuan në ndërtimin e këtij vendi dhe së bashku do e rikthejmë. Ne po ju kthejmë pushtetin juve, qytetarëve amerikanë. Me ndihmën, përkushtimin dhe nxitjen tuaj, ne do të vazhdojmë të punojmë, do të vazhdojmë të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë”, u shpreh presidenti amerikan Donald Trump.

Ku ai premtoi një ringjallje ekonomike dhe shpërndarjen e afërt të një vaksine për të luftuar pandeminë. Trump edhe njëherë  vuri në dyshim integritetin e zgjedhjeve, duke thënë se një numërim i votave  të cilat mund të vonojnë do të zbardhjen e rezultatit për të mund të ishte e tmerrshme.

Trump ka akuzuar vazhdimisht që votat me postë janë të mundshme për tu manipuluar, ndërkohë që demokratët e kanë shtyrë atë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja