Gara për Tiranën, Veliaj: Javën
tjetër dorëhiqem nga MinistriaTahiri: I duhuri

Gara për Tiranën, Veliaj: Javën<br />tjetër dorëhiqem nga MinistriaTahiri: I duhuri
TIRANE - Javën e ardhshme ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj do të japë dorëheqjen nga kabineti qeveritar për tu angazhuar totalisht me fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës. Kandidati i koalicionit të majtë në garën e 21 Qershorit për Tiranën zgjodhi ta bëjë publik këtë fakt gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës. Veliaj tha se kjo është mbledhja e fundit që ai drejton, pasi gjatë javës së ardhshme do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit.
 
“Sot lë stafetën e këtij Këshilli”, u shpreh Veliaj.

Ky takim i fundit shërbeu që ministri Veliaj të vë në dukje arritjet e ministrisë të cilën ai e drejtoi për dy vjet e gjysmë. “Pavarësisht se sot largohem nga drejtimi i këtij këshilli, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e punonjësve, bizneseve  dhe sindikatave”, -u shpreh Veliaj.
 
Veliaj "takim lamtumire" me Keshillin Kombetar te Punes
Skema e re e pensioneve është një nga reformat më të rëndësishmë që mori jetë gjatë kohës që ministri Veliaj drejtoi këtë Këshill.
 
“U prodhua një formulë që sot shumë shqiptarë po dalin në pension me mbi 240 mijë lekë. Falë vendimeve por edhe punës së secilit anëtar të Këshillit Kombëtar të Punës arritëm të rrisim kontribuuesit në sigurimet shoqërore. U siguruan disa punonjës të rinj dhe disa që ishin të punësuar më parë. Kemi 650 mije të punësuar që paguajnë për pensionistët. Kemi më shumë njerëz në punë krahasuar me ata që janë në pension. Insistimi i sindikatave bëri që për herë të parë të ketë pension social. Gjyshe dhe gra që nuk kanë pasur mundësinë e punësimit, për 5 mijë prej tyre në këtë Këshill futëm elementin e pensionit social. Kjo frymë do të vazhdojë edhe në të ardhmen me atë që do pasojë”, theksoi Veliaj.

Bashkëpunimi me biznesin për të favorizuar punësimin është një marrëdhënie e suksesshme e cila sipas Veliaj duhet vijuar edhe nga pushteti vendor dhe jo vetëm qeveria siç është bërë deri më tani. Në këtë kontekst Veliaj la të kuptohet se nëse fiton zgjedhjet e 21 Qershorit, edhe në krye të Bashkisë së Tiranës do të ndjekë të njëjtën frymë për të nxitur punësimin.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene